‘Integrimi’, Tabaku: Duhet diskutim kombëtar dhe reforma! Gogu: Progresi i padiskutueshëm me drejtësinë europiane

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku kërkoi që procesi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian të bëhet përmes një diskutim kombëtar si dhe të ndërmerren më shumë reforma në dobi të qytetarëve.

“Kjo çështje i bashkon të gjitha palët. Sot duhet të jepnim një mesazh se ky proces nuk është i vetëm i qeverisë, pasi s’ka një pronar, por në këtë proces duhet të përfshihet edhe opozita, për të dhënë mendimin, opinionin, qoftë edhe të gabuar, por duhet ta japi mendimin e saj për procesin e integrimit.’- tha Tabaku.

Por për nënkryetarin e këshillit të integrimit, Toni Gogu, progresi drejt integrimit është i prekshëm, siç është produkti i reformës në drejtësi. 

“Drejtësia europiane natyrisht që po fillon të ndihet jo vetëm në sallat e gjyqeve por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar. Jemi të padurueshëm që ta shohim të jetë një realitet edhe më i prekshëm, edhe më shpresëdhënës, por është i pamohueshëm progresi që Shqipëria ka bërë në shëmbëllimin e drejtësisë europiane në mesin tonë“, vuri në dukje Gogu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
‘Integrimi’, Gogu: Drejtësia europiane po fillon të ndihet në sallat e gjyqeve dhe në përditshmërinë e qytetarëve

 

Nënkryetari i Këshillit të Integrimit, deputeti i PS-së, Toni Gogu deklaroi sot se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe se marrëveshja e arritur midis Presidencës së Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian për Planin e Rritjes është dëshmia më e madhe e këtij progresi.

“Ku ka dëshmi më të madhe se marrëveshja e arritur midis Presidencës së Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian për Planin e Rritjes, si shtegu i vetëm, jo vetëm i integrimit rajonal në një treg të vetëm, por edhe udhërrëfyes drejt aksesit të zgjeruar të BE-së. Tashmë ka një plan konkret me data, burime financiare e njerëzore, ku padyshim është përgjigje e përpjekjeve konkrete të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të cilat ne jemi mirënjohës dhe krenarë“, tha Gogu në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Sipas Gogut, progresi në Reformën gjithëpërfshirëse të Drejtësisë në Shqipëri është i pakthyeshëm.

“Drejtësia europiane natyrisht që po fillon të ndihet jo vetëm në sallat e gjyqeve por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar. Jemi të padurueshëm që ta shohim të jetë një realitet edhe më i prekshëm, edhe më shpresëdhënës, por është i pamohueshëm progresi që Shqipëria ka bërë në shëmbëllimin e drejtësisë europiane në mesin tonë“, vuri në dukje Gogu.

Ai u ndal dhe në angazhimin proaktiv të Shqipërisë dhe nismat e bashkëpunimit europian, ku theksoi rolin e padiskutueshëm të Shqipërisë në procesin e Berlinit.

Sipas tij, njehsimi i politikës sonë të jashtme asaj të sigurisë me Bashkimin Europian janë dëshmia më e mirë e konfirmimit të Shqipërisë si partner i besueshëm drejt integrimit rajonal në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër Gogu tha se opozita nuk mund të kërkojë në Parlament ngritjen e komisioneve hetimore që pengojnë drejtësinë.

Ora 11:20
Tabaku: Integrimi në fazë tjetër, të bëhet proces kombëtar

1712826650_joridatabaku.JPG

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, i bëri thirrje mazhorancës që t’i japi më shumë hapësirë opozitës dhe shoqërisë civile sa i takon procesit të integrimit evropian. Sipas saj, për këtë proces duhet një diskutim kombëtar.

Tabaku, gjatë diskutimeve në Kuvend mbi raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se procesi i integrimit nuk është çështje e një partie apo qeverie, por çështje kombëtare e gjithë shqiptarëve.

“Kjo çështje i bashkon të gjitha palët. Sot duhet të jepnim një mesazh se ky proces nuk është i vetëm i qeverisë, pasi s’ka një pronar, por në këtë proces duhet të përfshihet edhe opozita, për të dhënë mendimin, opinionin, qoftë edhe të gabuar, por duhet ta japi mendimin e saj për procesin e integrimit.

Së dyti, vitin e shkuar parlamenti i Shqipërisë miratoi me 119 vota ligjin për procesin e integrimit. Unë i falënderova të gjithë kolegët e opozitës që në një situatë të vështirë u bënë bashkë për të votuar ligjin, duke gjykuar se rritet roli i Kuvendit në procesin e Integrimit dhe që njëkohësisht rriste edhe rolin e kolegëve ligjvënës në proces, por jo për t’u përjashtuar në diskutime. Procesi i integrimit ka mbetur vetëm në prezantime “Power Point”. Këtu s’flasim për cilësi reformash, këtu s’flasim për ligje që ndryshojnë cilësinë e jetës së shqiptarëve. Këtu flasim për prezantime që bëjnë deputetët në Bruksel dhe jo për reforma integruese.

Më vjen keq që gjatë vitit të shkuar kemi patur votime të njëanëshme të ligjeve që s’kanë rritur rolin e parlamentit, por cunguar dhe zvogëular rolin e opozitës në parlament. Miratimi i ligjit të komisioneve hetimore, rregullorja e Kuvendit e votuar në mënyrë të njëanëshme janë disa prej ligjeve që u miratuan nga mazhoranca duke tkurrur rolin e opozitës.

Bashkëdakordësia ka qenë detyrim kohë më parë për procesin e integrimit. Procesi integrimit tashmë ndodhet në një fazë tjetër. Ndodhet në fazën kur pas përfundimit të procesit screening, duhet të kalojmë në një ndryshim cilësor që duhet të vijë nga ky parlament”, vijoi Tabaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë