Vizitë 24 orëshe/ Presidenti i Izraelit, Isaak Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator! Takime me Vuçiç, Begajn dhe Ramën

Vizitë 24 orëshe/ Presidenti i Izraelit, Isaak Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator! Takime me Vuçiç, Begajn dhe Ramën

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog pritet të vizitojë dy vende të Ballkanit më 11 shtator, pra javën e ardhshme.

Herzog do të vizitojë brenda ditës, Serbinë dhe Shqipërinë. sipas asaj që bëjnë të ditur mediat izraelite, Herzog do të takohet me presidentin Vuçiç në Beograd, ndërsa në Tiranë do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama gjatë vizitës 24-orëshe.

Kujtojmë këtu edhe vizitën që mbajti shefi i CIA, Bill Burns një javë më parë, në Serbi, Bosnje dhe Kosovë ku u takua me krerët e këtyre vendeve.

Edhe në këto takime u diskutua për Izraelin dhe situatën e sigurisë në Ballkan.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin