Vjedh syze “Prada” 300 € e shëtit
 nga “Tajvani”, kapet shtetasi rus

Vjedh syze “Prada” 300 € e shëtit<br /> nga “Tajvani”, kapet shtetasi rus
Është prezantues si blerës por shumë shpejt një shtetas Rus ka vjedhur një palë syze “Prada” me vlerë 300 euro në një dyqan tek qëndra ETC në Tiranë. Avraham Naiman, ka mashtruar shitësen se ai do i blinte syzet, por që në fakt ai është larguar pa kryer pagesën, pasi shitësja po u ofronte shërbim dhe disa klientëve të tjerë.

Shtetasi Rus, është larguar dhe më pas ka vijuar të qarkullojë i lirë nëpër rrugët e Tiranës. Mirëpo vetëm 15 ditë nga vjedhja e syzeve ai është parë duke ecur me syze në kokë tek “Tajvani”, nga pronari i dyqanit ku shtetasi Rus kishte vjedhur syzet “Prada”. Nisur nga kjo situate pronari Shkëlqim Myrta ka njohur mallin e tij dhe ka ndaluar në rrugë Rusin ,duke i thënë se syzet që ai mbante në kokë, ishin vjedhur tek dyqani i tij. Fillimisht Rusi ka kundërshtuar, dhe ka tentuar të largohet, por Myrta ka njoftuar policinë. Pas verifikimit të pamjeve filmike, shtetasi Rus Avraham Naiman ka pranuar autorësinë e krimi. Ndërkohë për këtë vepër penale gjykata e Tiranës e ka dënuar pak ditë më parë me 7 muaj burgim.
 
Ngjarja e plotë
I pandehuri Avraham Naiman është shtetas rus dhe për arësyet e tij personale qëndron në Republikën e Shqipërisë. Në datën 11.06.2015, rreth orës 14.20, i pandehuri Avraham Naiman ka shkuar në dyqanin e syzave “TOP-OPTIK” me pronar shtetasin Shkëlqim Myrta, të ndodhur te QendraTregtare ETC Tiranë dhe ka vjedhur një palë syza “PRADA” me vlerë 300 Euro. Fillimisht i pandehuri ka komunikuar me shitësen e dyqanit shtetasen Edjola Thanasi dhe është interesuar për syzet që shiten në këtë dyqan. Për shkak se i pandehuri nuk e njeh dhe e flet mirë gjuhën shqipe, ka patur vështirësi në komunikim, por pavarësisht sa më sipër, i pandehuri ka kërkuar që cmimi i syzeve të konvertohej në monedhën lekë apo euro.

Në një moment që shitësja ka humbur vëmendjen duke kryer edhe detyra të tjera në dyqan, i pandehuri ka marrë syzet dhe është larguar pa kryer pagesën.

Nga deklarimi i shitëses së dyqanit dhe kamerat e sigurisë ka rezultuar se  autori i vjedhjes ishte një shtetas rreth 25vjeç me flokë të gjata me mjekër, i cili fliste gjuhë të huaj. Rrethanat e mësipërme shitësja ia ka bërë me dije pronarit Shkëlqim Myrta, i cili ka marrë edhe foto të pandehurit nga kamerat e sigurisë së dyqanit. Më datë 26.06.2015 rreth orës 13.40 shtetasi Shkëlqim Myrta ka konstatuar në rrugën “Ibrahim Rugova” pranë “Tajvanit” autorin e vjedhjes, i cili kishte të vëna edhe syzet e vjedhura. Ai ka komunikuar më këtë të fundit, i cili fillimisht nuk ka pranuar autorësinë, por pasi ka parë pamjet filmike të regjistruara ka pranuar.

Pavarësisht sa më sipër, i pandehuri nuk ka pranuar t’i jepte syzat “Prada”, të cilat i kishte me vete, por ka kërkuar kohë të plotësonte shumën e lekëve pasdite. Në këtë moment shtetasi Shkëlqim Myrta ka njoftuar policinë, e cila ka bërë ndalimin e këtij shtetasi.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini