Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi logon e PD, revolucion nëse gjykata s'na e jep! Salianji nuk vendoset kreu i grupi pa votim! Arrestimet te ‘Financat’ mund të jenë dhe kurth

Sali Berisha paralajmëron reagim nëse nuk i jepet e drejta për të regjistruar kandidatët e tij nën logon e PD në zgjedhjet e 14 majit. Ai thotë se do i dalë zot vendimit të Gjykatës në shkallën e parë që regjistroi ndryshimet e 'Foltores' në Statut. Ish kryeministri nuk kurseu akuzat për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, të cilin e konsideron kandidat të denjë për burg.

Zgjedhjet e 14 majit po afrojnë dhe Sali Berisha thotë se e ka logon e PD për të regjistruar kandidatët e tij dhe nëse nuk i jepet vula paralajmëron revolucion. Ndonëse e vetmja mënyrë e ligjshme për t'u futur në zgjedhje është nën siglën e Partisë së Lirisë, Berisha mohon se do të përsëritet 6 marsi.

“Zyrtarisht e kemi logon. Sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton. Zgjidhja do jetë revolucioni. Ne do i dalim zot vendimit”, tha Berisha.

Në një kohë kur ka nisur mbledhjen e firmave të deputetëve për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, Berisha qartëson edhe Ervin Salianjin se vetëm bekimi i deputetëve nuk i mjafton, por duhet të kalojë në votimin e strukturave. Për t'u kthyer sërish në ngjarjet e bujshme të ditëve të fundit, Berisha i cilëson skandale të qeverisë pas të cilave Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen. Ish kryeministri u ndal te arrestimi i  Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj duke thënë se mund të ketë ardhur nga kurthet ose hakmarrjet e zyrtarëve të lartë.

Edhe paratë në kasafortën e zyrtares Alda Klosi që u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi ishin çështja në të cilën u fokusua Sali Berisha në konferencën e sotme me mediat. Ish kryeministri i doli në mbrojtje duke thënë se Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë dhe qeveria po përpiqet t’i mbyllë gojën.

Ai kërkon që të shpallet e penduar e drejtësisë dhe shton që paratë i ka marrë me ndihmën e Aldës që mund t’i ketë treguar vetë kodin e kasafortës.

“Janë bërë me dhjetëra kronika, raportime por një enigmë ku qëndron çelësi i të vërtetës nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta Kasaforta. Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte ose i dha kodin e kasafortës në mirëbesim. Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë cdo përpjekje për t’i mbyllur gojën. Gjithçka është bërë dhe ajo është realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që të shpallet e penduar e drejtësisë, cka nuk ndodh se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi zyrtarisht logon, do mbrojmë vendimin e gjykatës! Rama po e mban peng

Sali Berisha insiston se ka logon e PD dhe thotë se Gjykata i ka dhënë të drejtë por hedh akuza se vendimi po mbahet peng nga Edi Rama.

“Ju kërkoj të keni të qartë se për Shqipërinë dhe cdo vend anëtar të Këshillit të Europës, gjykata ka vendosur për PD. Në vendet jodiktatoriale, regjistrimi i cdo force politike e cdo shoqate bëhet në gjykatë, në vednet e tjera bëhet në ministri. Kalimi dhe regjistrimi në gjykatë është garanci e forcave politike për pavarësinë e tyre nga establishment. Gjykata ka vendosur dhe cdo njeri që ka të qartë këtë rregull elementar e ka të qartë se gjykata vendosi për PD të Rithemeluar më 11 dhjetor. Asgjë në botë vec vullnetit të sëmurë të Edi Ramës nuk mund të ndalonte regjistrimin e partive politike. Rama mban peng vendimin e gjykatës. Ne jemi paq me gjykatën.

Vendimi i gjykatës për një parti është një check up i dokumentacionit dhe parimeve nëse përputhet me Kushtetutën. Ke ti objeksione që këto janë fals, në cdo vend të botës shkon dhe hap një proces tjetër, por palë në këtë proces s’mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë ti rrëzon cdo vendim gjyqësor. Këtu gjithcka është politike dhe ne do japim zgjidhjen që meriton. Revolucion”, tha Berisha.

 

Ora 12:45
Zgjedhja e Salianjit si kryetar grupi, Berisha: Nuk ka asnjë shkelje, por do respektohet vullneti i zgjedhësve

Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.

‘Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat  PD-së për Elbasan. Ai nuk mund të mbaj më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje.’- u shpreh Berisha.

Ora 12:39
Berisha: Rama organizoi darkë famëzeze me policinë! Zgjidhje për këtë është vetëm revolucioni

Duke iu referuar darkës së kreut të qeverisë me drejtuesit e policisë, Berisha e cilëson si ‘famëzeze’ dhe kërkon revolucion pasi sipas tij po shkelen ligjet dhe parimet.

"Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend të ndonjë dorëheqje, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve. Atëherë fjala u takon qytetarëve. Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt. Edi Rama organizon darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj dhe parim për policinë.

Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit. Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve. Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit. Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë goditja e mëshirës për këtë institucion.

Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik. Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat tuaja. U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro, se sa arka të mbushura plot mund të jenë në Surrel. Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie”, tha Berisha.

Ora 12:24
Berisha merr në mbrojtje pastruesen që vodhi mijëra euro: Të lihet e lirë, paratë i ka marrë me mirëbesim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Rozeta Dobin, pastruesen e cila vodhi mijëra euro në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa në banesë ju gjet një shumë prej 400 mijë eurosh. Berisha në një konferencë për gazetarët tha se Rozeta duhet mbrojtur ose duhet lënë e lirë, pasi paratë i ka marrë me mirëbesim.

‘Kodin e ka pasur Alda Klosi. Pse magjistare është Rozeta, nuk ishte magjistare ishte pastruese, nëse është histori eurosh në dyshek, atëherë përsëri është një bashkëpunim midis Aldës dhe Rozetës. Arbën Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut. Rozeta ose duhet mbrojtur ose duhet lënë e lirë. Paratë i ka marrë me mirëbesim. Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë qofshin në kasafortë qofshin në dyshek. Ju hoq kapaku pusetës së llumit të kësaj qeverie. Vjedhje, vjedhje kudo.’- tha Berisha.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sigi: 13/01/2023 22:20

    Ku njeri sa te jete gjalle nuk do ndryshoje kurre si perfsqesursi me i zi i historise se Shqiperise.Cfar ben SOAK per presionet qe ky revolucionar i ben gjykates ?Si ja mundesi qe nuk reagon? Shteti ne mbrojthe te rendit kushteturs ti tregoj vendin ketij te ziu dhe klanit te toj 32 bjet ne aktivitet antiligj

    Përgjigju
  • Ademi: 13/01/2023 13:32

    Te gjitha djallezit qe nxierr nga goja wc ky monstra do i bente vete po te ishte ne pushtet, sic ka bere kur ka qene duke i zhdukur fare edhe nga jeta...

    Përgjigju
  • gesti: 13/01/2023 13:18

    ku u bere te flasesh dhe ti mer plakush po ik zhduku se te ka ik mosha

    Përgjigju
  • jani: 13/01/2023 13:14

    po normale qe do mbroj hajdutet ky sepse hajdut eshte vet

    Përgjigju
  • Armand: 13/01/2023 13:14

    Vallaj kedo qe te vejn mut se mut jan

    Përgjigju
  • titi: 13/01/2023 13:12

    dhe rama njeri rshte nuk ehste robit ai organizon dark me policet ti me shkelzenin

    Përgjigju
  • moza: 13/01/2023 13:05

    po kshu jeni ju te pd gjithmone i keni dale ne mbrojtje krimit.. skeni turp

    Përgjigju
  • Vin: 13/01/2023 13:00

    per fat te keq saliu ka te drejt ne ate qe thot po kjo se ben me te mire se te tjeret, te gjith njelloj jan .Shan hajduti hajdutin.

    Përgjigju
  • Turi: 13/01/2023 12:27

    Ja dhe qenifi i Viçidollit e nxori koken. Je bej si grua telendare o Salih. Vetem shpifje, intriga, sharje e dhune ke ne fjalor e ne karakter. I denje per punen e nje Spiuni e zarbe e PPSh qe ke bere. Ske faj, te terhesh gjaku i shkijeve qe rrjedh ne venat e tua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston