Vjedhja e BSH, paratë kalojnë me
blinda,por Bitraj i nxori nën rroba

TIRANE - Pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë, A1Report sjell pamjet e lëvizjeve të parave nga bankat e nivelit të dytë drejt thesarit.

"Ajo çka shikoni është i përket operacionit të dorëzimit të parave, në thesarin e shtetit, nga bankat e nivelit të dytë. Është e hënë, ndërsa këto automjete, furgonë të blinduar të shoqëruar nga kompanitë e ruajtjes private, presin në dyert e thesarit të shtetit për të dorëzuar paratë." shpjegon gazetari i A1 Report, Arsen Rusta

thesari ne linz
(Në foto: Autoblindat e sigurimit privat në repartin "X" në thesarin e shtetit në Linzë)

thesari ne linz
(Në foto: Autoblindat e sigurimit privat në repartin "X" në thesarin e shtetit në Linzë)

Por këtë të hënë në ambjentet e thesarit të Bankës së Shqipërisë në Linzë kanë zbarkuar dhe oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës të cilët kanë sekuestruar një sërë dokumentacionesh si dhe të tjera pamje filmike dhe dëshmi nga stafi për interes të hetimeve të nisura tashmë.

"Jashtë kamerave punonjës të këtyre kompanive të cilët dorëzojnë paratë, deklarojnë se kjo procedurë kryehet si zakonisht, çdo ditë për 30 minuta deri në 1 orë duke nisur nga ora 10 ose 11 e çdo dite. Por sot dhe 2 javë pas bërjes publike të skandalit dhe hetimeve të nisura, këta punonjës duhet të presin me automjetet e tyre të blinduara dhe me para, në dyert e thesarit." shpjegon më tej gazetari i A1 Report.

thesari ne linz
(Në foto: Oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës në repartin "X" të thesarit të shtetit në Linzë)

thesari ne linz
(Në foto: Oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës në repartin "X" të thesarit të shtetit në Linzë)

E pikërisht pamjet e mësipërme flasin qartë se si lëvizin paratë nga bankat në thesar dhe anasjalletas, por se si ka vepruar Bitraj është krejt e kundërta? 
 
"Para të cilat arrijnë në vlera të konsiderueshme, në tre apo katër thasë me vlerë 50-100 milionë lekë, sasi të cilat Bitraj ka dëshmuar se e nxirrte....nën pantallona. Por a është kjo e mundur? Janë hetimet që do të zbardhin të vërtetën, pasi siç mund ta shihni nga pamjet, duhen furgonë të atillë për të transferuar shuma të ngjashme, ndërsa Bitraj mundi t’i nxirrte i pashqetësuar nga askush dhe në siguri të lartë." përfundon Arsen Rusta, gazetari i A1 Report

thesari ne linz
(Në foto: Reparti "X" i thesarit të shtetit në Linzë)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim