Vjedhja e energjisë, 3 biznesmenë
në pranga, e një elektricist në Përmet

TIRANE- Katër persona janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, gjatë aksionit të sotëm e OSHEE dhe Policisë së Shteti kundër vjedhjes së energjisë. Të arrestuarit, 3 pronarë biznesesh dhe një elektricist në Përmet, akuzohen për vjedhje të energjisë dhe shpërdorim detyre.
 
“Është mbështetur OSHEE në 937 raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 311 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Nga të arrestuarit, 3 prej tyre janë pronarë biznesesh.
 
Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:
* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 person.
* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 person.
* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është arrestuar 1 person. (Elektricist në Përmet)
* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është shpallur në kërkim 1 person”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiparja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje