Vjedhja e energjisë, policia arreston
 23 persona, 23 të tjerë në kërkim

Vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të para të kësaj jave  kanë vepruar 131 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE çdo ditë. Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici –  OSHEE në 4.776 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  56  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  23 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë  shpallur në kërkim  23 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 10 persona, ndër ta 3 faturistë për mbifaturim të energjisë te abonentët familjarë.

Gjithashtu, janë ndërprerë 3.243 lidhje të abonenteve debitorë dhe 53 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 196 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.


Redaksia Online
(SHqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi