TIRANË - Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 145 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici -OSHEE në 5.119 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 37 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 37 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 18 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 9 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 10 autorë.
Gjithashtu janë ndërprerë 3.842 lidhje të abonentve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.
Si dhe janë kontrolluar 209 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com