TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Gjate dites se sotme janë ndërprerë 1.244 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonenteve debitorë si dhe jane kontrolluar 101 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga to.
Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe per ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ky operacion është shtrire në të gjithë vendin dhe kanë vepruar 110 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE, duke kryer kontrolle të përbashkëta në 1.833 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 11 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 4 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërkaq, janë shpallur në kërkim 3 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 persona. /a.ke/










