TIRANË - Aksioni i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në terren për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme është ndjekur këtë të hënë dhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Tahiri gjatë inspektimit të aksionit ka takuar dhe banorë të zonës në fushën e aviacionit, të cilët kanë përkrahur shkëputjen e lidhjeve të paligjshme pasi në këtë mënyrë krijohet barazia.
“T’i paguan energji elektrike edhe për ata që nuk e paguajnë. Nëse do të paguanin të gjithë, do të ishte çmimi më i lirë. Me ato para do të investoheshin më shumë. Janë para që kthehen te populli me investime. Në këtë mënyrë edhe pabarazi nuk ka, edhe t’i të jesh infomal dhe zotëria në krah të jetë formal nuk ka. Edhe të jetojmë me 2 standarde, që ti je rehat se nuk paguan e lë energjinë gjithë kohën takuar atje, ndërsa ky kursen edhe nga pensioni, edhe kjo nuk është e pranueshme. Edhe ne kemi më shumë mundësi t’i përgjigjemi qytetarëve, me investime, me shkolla me kopshte. Ti qan energjinë sot, por nesër do mendosh për kopshtin e fëmijës, për shkollën, për punësimin.”- tha Tahiri
“Është e vonuar, tani ndihem i barabartë. Sepse ndihesha keq që unë sakat njeri i paguaja, dhe ai me vilë 3 katëshe nuk paguante.”- u shpreh një qytetar.
Deri në këto momente teksa shënon dita e 27 e operacionit sipas të dhënave rezulton të jenë ushtruar 30 mijë kontrolle, janë prerë mbi 16 mijë lidhje të paligjshme, prangosur 423 persona ku mes tyre 300 janë biznesmen të cilët nuk paguanin energjinë elektrike bënë me dije ministria e brendshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO