Tottenham është kujtuar në çastet e fundit për të kontaktuar me Arnaut Danjuma dhe për t'i prishur akordin futbollistit me Everton. Sulmuesi i Villarreal në La Ligan e Spanjës pritet të jetë përforcimi më i fundit i Tottenham, me transferimin që është kthyer në një telenovelë.
Teksa sulmuesi kishte kryer testet mjekësore dhe ishte pranë zyrtarizimit si futbollist i Everton, kontakti i Tottenham ka bërë që sulmuesi të ndërronte mendje dhe të hipte në avion nga Liverpooli për në Londër.
Sulmuesi holandez këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje për Villarreal, teksa ka shënuar gjashtë gola. Në sezonin e shkuar, Danjuma shënoi 16 gola në 34 paraqitje.
Villareal e bleu sulmuesin për 25 milionë euro në 2021 nga Bournemouth, teksa pritet ta shesë për të paktën 40 milionë te Spurs.