TIRANE- Mungesa e kapakëve të pusetave ka bërë mjaft të rrezikshme shumë rrugë në kryeqytet. “A1 Report” sjell një foto ku “viktima” është një autoambulancë, së cilës i ka rënë goma e përparme në një nga pusetat pa kapak të korsisë së emergjencës në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe pikërisht në segmentin që lidh kryqëzimin e “Zogut të Zi” me Spitalin Ushtarak.
Ambulanca që i përket Morgut të Tiranës, nga fenelinat e ndezura duket se e kishte me urgjencë për të tërhequr ndonjë viktimë nga Spitali Ushtarak.
Por jo vetëm që nuk ia ka dalë të nxitojë vetë por ka bllokuar edhe autobusin që vinte pas saj. Rrëzimi i autoambulancës në pusetë ka mbajtur të bllokuar për orë të tëra korsinë e emergjencës në rrugën “Dritan Hoxha” dhe fatmirësisht nuk ka sjellë dëmtimin e drejtuesit apo shoqëruesit.
Pak ditë më parë “A1 Report” publikoi një tjetër video kur gjatë reshjeve të shiut kalimtarët rrëzoheshin në pusetat e hapura në kryeqytet duke rrezikuar seriozisht jetën.
Kapakët e pusetave janë shpesh objekt i vjedhjeve për skrap, ndërsa zëvendësimi i tyre nga Bashkia e Tiranës është një problem më vete.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Videolajm/ Tragji-komedi në rrugët e Tiranës, qytetarët bien në pusetë