TIRANE-Para dy ditësh Report Tv zbardhi grabitjen e kasafortës në një argjendari, ku në pranga ranë dy persona, ndërsa dy janë në kërkim, mes tyre një grua, motra e njërit prej autorëve.
Në këtë grabitje sipas hetimeve autori kryesor ka qenë Eduart Ngota, i ardhur nga Italia në Tiranë më 14 Gusht, dy ditë para grabitjes.
Sapo ka mbërritur në Tiranë Ngota ka vënë në jetë planin e grabitjes duke thirrur në ndihmë dhe dy të njohurit e tij mes tyre Zenel Dama dhe shtetasin në kërkim R.B.
Grupi kriminal i tre grabitësve ishte informuar për sendet që ndodheshin në kasafortë dhe vendndodhjen e saj nga pastruesja e biznesit, Rajmonda Bruçi, e cila është motra e Eduart Ngotës.
Pas skicës së vendndodhjes së kasafortës ata e kanë pasur më të lehtë për të ndërhyrë e realizuar vjedhjen orët e para të mëngjesit të 15 gushtit.
Ditën që ndodhi grabitja, Rajmonda Bruçi është larguar jashtë vendit duke humbur gjurmët, ndërsa është shpallur në kërkim.
Ndërsa vëllait të saj, Ngota i janë sekuestruar 9500 euro dhe bizhuteri me vlerë mijëra euro, tre ora, tre byzylykë floriri dhe një varëse.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com