Banka e Shqipërisë ka paditur në gjykatën e Tiranës tre të pandehurit e prokurorisë Ardian Bitraj, Kleves Bejtja dhe Mimoza Bruzia,të akuzuar për vjedhjen e 713 miliard lekëve nga thesari i shtetit. Padia civile është rregjistruar në 30 mars të 2015 në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit, ndërkohë që objekti i saj është:”Detyrimin e të paditurve t'i kthejnë paditësit solidarisht dëmin e shkaktuar nga vjedhja në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë,në një vlerë prej 713.000.000 lekë”.
Pak kohë më parë gjykata penale nuk pranoi kërkesën e Bankës së Shqipërisë për tu bërë pjesë e procesit të gjykimit penal, duke e autorizuar bankën që të vijonte gjyqin civil kundër tre të pandehurve. Bitraj, nipi i tij Kleves Bejtja dhe punonjësja tjetër e Thesarit të Shtetit Mimoza Bruzia janë cilësuar nga prokuroria si personat që kanë vjedhur paratë nga arka e thesarit.
Kjo shumë financiare është luajtur lloto dhe baste sportive nga Ardian Bitraj. Ky i fundit tashmë ka ndjerë pendesë për krimin e bërë dhe se ka pranuar gjykim të shkurtuar së bashku me shtetasen Mimoza Bruzia. Procesi gjyqësor ndaj tyre do vijojë në gjëndje të shkurtuar ndërkohë që për nipin e Bitraj, të pandehurin Kleves Bejtja gjykimi do vijojë në gjëndje të zakonshme.
Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com