Banka e Shqipërisë ka garantuar se do të vijojë bashkëpunimin me Prokurorinë e Tiranës mbi vjedhjen e thesarit.
Përmes një deklarate për mediat, BSH ka deklaruar se janë të vendosur për vënien para përgjegjësisë çdo punonjësi, që me veprime apo mosveprime kanë lejuar që të ndodhë vjedhja e Thesarit.
“Banka e Shqipërisë vijon bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për evidentimin e çdo shkeljeje të akteve ligjore dhe nënligjore, që kanë mundësuar krijimin e rrethanave të favorshme për përvetësimin e vlerave monetare nga ish-punonjës në Bankën e Shqipërisë.” –theksohet në deklaratën e BSH
Më tej shtohet se punonjësit si përgjegjësi i arkës për veprim, arkës stok dhe të gjithë punonjësit e tjerë të këtyre njësive, të cilët kishin në ngarkim vlerat monetare, si dhe kontrollori mbikëqyrës, janë larguar nga puna.
Në departamentin e Sigurimit dhe të Mbrojtjes bëhet e ditur se janë zëvendësuar dy operatorë monitorues, për të cilët është konstatuar se kanë shkelur rëndë detyrimet rregullative për ruajtjen dhe mirëadministrimin e vlerave monetare dhe materiale. Gjithashtu është emëruar drejtori i ri i Departamentit të Sigurimit dhe të Mbrojtjes, Ilir Mollaymeri.
Pas përfundimit të procesit të inventarizimit dhe marrjes së detyrës nga ana punonjësve BSH bën me dije se është garantuar vazhdimësia e veprimtarisë normale të funksionit të emisionit dhe atij të sigurisë dhe mbrojtjes.
Më tej në deklaratën e BSH se po vijon puna për marrjen e masave për evidentimin dhe përmirësimin e çdo praktike dhe standardi në përmbushje të këtyre funksioneve.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është duke shqyrtuar në vazhdimësi zbatimin e planit të masave të propozuar nga administratorët e bankës dhe të miratuar prej tij për vijimin normal të veprimtarisë kushtetuese ligjore të Bankës së Shqipërisë.”-thuhet në deklaratën e BSH.
Gjithashtu mësohet se pas largimit nga detyra të drejtorit të Departamentit të Emisionit, Dorian Çollaku, është emëruar Stefan Sevo, i cili është drejtues me përvojë në Bankën e Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Bankës së Shqipërisë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO