TIRANE - Dy muaj nga arrestimi, ish guvernatori Adrian Fullani dhe ish Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi, fitojnë lirinë nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi sot se dy ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë duhet të hetohen nën masën “detyrim paraqitje”. Paçka kërkesës së prokurorisë për lënien në fuqi të “arrestit me burg” për Golemin dhe rikthimin në burg të Fullanit i cili ndodhej në “arrest shtëpiak”, trupa gjyqësore kryesuar nga gjyqtari Aleksandër Muskaj nuk u bind për rrezikun e prishjes së provave në një proces hetimor ende të hapur.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për “detyrim paraqitje” për ish-Inspektoren e BSH, Elivar Golemi ka lënë qelinë e burgut 313 rreth orës 17:00.
...
Gjykata e Lartë vendosi te lere te lire ish-inspektoren e Bankes se Shqiperise Elivar Golemit, dhe t'i ndryshoje masen ne "detyrim paraqitjeje", pas kerkeses se saj per te lene qeline e burgut ku ndodhej prej muajit shtator. Ne Gjykaten e Larte eshte drejtuar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani i cili kërkoi lirinë dhe pezullimin e masës së arrestit shtëpiak, ku gjithashtu mori masen "detyrim paraqitjeje". Golemi dhe Fullani janë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që shpërtheu në muajin korrik me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.
Për avokatet e dy ish-drejtuesve te Bankes se Shqiperise, Gjykata e lartë korrigjoi vendimin e gjykatave të tjera, asaj te te Shkalles se Pare dhe Apelit, ndersa në ambientet e Gjykatës së Lartë janë gjendur edhe familjarë të ish-inspektores Golemi.
Ky vendim i dhënë nga Kolegji Penal i përbërë nga Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi vjen 2 muaj pas prangosjes së ish-guvernatorit Adrian Fullani dhe ish-Inspektores Elivar Golemi.
Ardian Fullani u arrestua më 5 Shtator, ndërsa po atë ditë u vetëdorëzua edhe ish-inspektorja Elivar Golemi pasi u vu në dijeni se kishte një urdhër aresti për të. Më 7 Shtator ata dolën para gjykatës ku iu rikonfirmua masa e sigurisë dhënë në mungesë ndaj tyre ndërsa më 15 Shtator palët apeluan vendimin. Apeli vendosi të mos ndryshojë masën për Golemin, ndërsa Ardian Fullani u la i lirë në masën e “arrestit shtëpiak”.
/Shqiptarja.com

VIDEO