TIRANE - Banka e Shqipërisë ka mbledhur dje në një takim të posaçëm, punonjësit e saj, duke u tërhequr vëmendjen lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve. Në mbledhjen e organizuar Banka e Shqipërisë, dhe administrimi i saj, u ka kërkuar punonjësve që të jenë më vigjilentë si dhe të rrisin bashkëpunimin në fuksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave të BSH.
Në vijim Banka Qëndrore shpreh besimin se ka kapacitetin profesional dhe teknik për të bërë të mundur rimëkëmbjen e saj dhe të situatës në të cilën është përfshirë ky institucion.
“Në vijim të mbledhjeve të posaçme të Këshillit Mbikëqyrës, pas një analize të hollësishme dhe të përgjegjshme të situatës së krijuar nga akti i shëmtuar i vjedhjes në Departamentin e Emisionit, administrimi i Bankës së Shqipërisë organizoi një takim të posaçëm me punonjësit e Bankës. Administrimi i Bankës së Shqipërisë i tërhoqi vëmendjen personelit të Bankës së Shqipërisë që të mprehë shqisat e skepticizmit profesional dhe të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi. Këshilli Mbikëqyrës dhe administrimi i Bankës së Shqipërisë beson se punonjësit e Bankës kanë ekspertizën teknike, përgatitjen profesionale, integritetin moral dhe kthjelltësinë në vendimmarrje për rikuperimin e situatës dhe përsosmërinë e veprimtarisë së saj.” thuhet në deklaratën për shtyp të BSH.
Pavarësisht se deri më tani, për vjedhjen e 713 milionë lekëve të reja në Thesarit të shtetit janë lënë në burg 10 persona, sërish deri më tani, nga mbledhjet e zhvilluara nga Banka e Shqipërisë, nuk është bërë e ditur lidhur me masat e marra për rikuperimin e situatës, dhe përmirësimin e administrimit në BSH.
Redaksia Online
(r.d/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO