TIRANE - Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë shkarkon dy drejtorë departamentesh në institucionin më të lartë financiar në vend, lidhur me hetimet e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i bankës. Dy drejtorët e shkarkuar janë: Dorian Çollaku-drejtor i Emisionit të Monedhës si dhe Eduard Sinani-drejtor i Departamentit të Sigurisë.
Ndërkohë po gjatë së Premtes është arrestuar një tjetër punonjës i Bankës së Shqipërisë, lidhur me vjedhjen e cila përbën një skandal në sistemin financiar në vend. Në pranga ka rënë Bashkim Xhilaga, me detyrë shef i arkës stok në veprim në Bankën e Shqipërisë. Arrestimi i tij nga Policia e Shtetit e çon në 9 numrin e personave që janë vë në pranga për skandalin e vjedhjes së thesarit, mes të cilëve 8 punonjës të këtij institucioni dhe nipi i Ardian Bitraj, i cilu u arrestua mbrëmjen e së Enjtes për moskallëzim krimi.
Mbrëmë u arrestuan gjithashtu dhe 5 punonjës të BSH, Dhimitër Davidi me detyrë vëzhgues-operator pranë departamentit të sigurimit dhe mbrojtjes, Myzejene Belba me detyrë specialiste e arkës stok (tranzit), Lavdim Canaj me detyrë specialist i arkës stok(tranzit), Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim në BSH si dhe Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës në veprim në BSH.
Të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë krijuar mundësi për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash, e cila nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës është deklaruar 713 milionë lekë të rinj, në një ambjent të Bankës së Shqipërisë.
Shkelja e kryer prej këtyre punonjësve mësohet se u konstatua edhe nga vëzhgimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që gjenden në ambjentin ku ka ndodhur vjedhja. Nga hetimet e kryera deri më tani organi akuzës ka konkluduar dhe shklejet e personave të arrestuar, ku rezulton se në departamentin e emisionit të parasë nuk është rakorduar gjëndja fizike e parasë me sportelin.
Po ashtu, hetuesit thonë se nuk është zbatuar rregulli për lëvizjen e parasë dhe mbajtien e tre çelësave të sigurisë nga tre persona të ndryshëm. Por, nga hetimi çelësat dyshohet të jenë mbajtur nga Bitraj, si dhe nga operatori i sigurisë në monitorimin e kamerave. Edhe pse lëvizjet e Bitrajt në bankë janë vëzhguar, vjedhja që ai kryente nuk është kallëzuar.
Mbi një javë më parë dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u arrestuan, pasi auditi i bankës zbuloi dy skemat e vjedhjes, atë të kartmonedhave që i nënshtrohet procedurës së asgjësimit, si dhe për paratë e vjedhura nga kutitë siç importohen nga Zvicra dhe zëvendësimi i tyre me libra.
Kreu i KLSH Leskaj urdhëron auditimin e BSH
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka firmosur urdhrin për nisjen e auditit të bankës. Burime të A1Report pranë KLSH-s bëjnë me dije se urdhëri për nisjen e auditit është firmosur dy ditë më parë nga Leskaj dhe tashmë në terren një grup i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur punën.
Po të njëjta burime i thanë A1Report se në sitën e auditimit do të kalojë e gjithë periudha 4 vjeçare ku dyshohet që Ardian Bitraj me 9 të arrestuarit e tjerë ka mundur të vjedhë paratë.
Hetimet janë duke u kryer njëherazi dhe nga Prokuroria e Tiranës e cila në këto moment është fokusuar në gjurmimin e sasisë prej 713 milion lekë të reja.
Deri më tani organi akuzës ka dërguar kërkesa në bankat e nivelit të dytë brenda vëndit, në Drejtorinë e Tatimeve, si dhe në Agjensinë e Pastrimit të Parave për të parë se cilat janë transaksionet e kryera nga të arrestuarit për ngjarjen dhe nëse ka apo jo kalim të parave jashtë vëndit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com