U dënua me dy vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish inspektoria e Bankës së Shqipërisë Elivar Goelmi kërkon pafajësi në gjykatën e Apelit.
 
Golemi ka depozituar padinë më 12 prill duke kërkuar nga apeli rrëzimin e dënimit të dhënë nga shkalla e parë në gjykatën penale.
 
Për skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë në 2014 Golemi është e vetmja ish zyrtare e lartë e dënuar ndërsa ish guvernatori Adrian Fullani arriti të fitojë pafajësinë.


dy.b/shqiptarja.com