TIRANE- Sekuestrohen pamjet filmike të degës së thesarit në Linzë, të cilat mund të shërbejnë si një provë e fortë për të zbardhur vjedhjen e thesarit të bankës së Shqipërisë. Burime nga task-Forca e prokurorisë bëjnë me dije se pamjet e sekuestruara i përkasin një periudhe dyvjeçare, kohë kur dyshohet se Ardian Bitraj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka realizuar grabitjen e thesarit në vlerëson tashmë të konfirmuar të 713 milionë lekëve.
Prokuroria dyshon se Bitraj ka pasur një ndihmë të madhe nga mbikëqyrësit e serverit të kamerave të sigurisë, me të cilët ka bashkëpunuar për fikur apo ndezur kamerat sa herë që ka qenë e nevojshme, pavarësisht se i dyshuari kryesor e ka mohuar një fakt të tillë. Një element tjetër që ka ndihmuar Ardian Bitrajn për të kryer këtë vepër penale, është fakti që Banka e Shqipërisë ka qenë në proces rikonstruksioni. Qëllimi i task-forcës së prokurorisë për të sekuestuar filmimet ka qenë pikërisht verifikimi i hyrje-daljeve të personave në ambientet e degës së thesarit, por edhe të dhënave që ka deponuar Bitraj në prokurori.
Ndërkohë, kjo e fundit ka nisur verifikimin e pasurive dhe llogarive bankare të familjarëve të afërt të dy të arrestuarve, për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj dhe Mimiza Bruzia tashmë të arrestuar. Burimet pranë organit të akuzës thanë se janë 20 familjarë që po verifikohen nga prokuroria edhe për llogari në bankat e nivelit të dytë dhe që janë prindër, vëllezër, motra, kushërinj të parë apo edhe të afërm të të arrestuarve.
Për skemën e vjedhjes, prokuroria nuk është mjaftuar vetëm me 2 të arrestuarit. Një listë e gjatë funksionarësh dhe drejtorësh të Bankës së Shqipërisë, përfshi edhe guvernatorin Ardian Fullani priten të merren në pyetje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO