TIRANE-Pesë zyrtarë të lartë të Albpetrolit në Fier dhe Presidenti i firmës “ABAJERA” u arrestuan dje për shkak të mosplotësimit të kushteve për tenderin e një autosonde që e blenë 47 milionë lekë të reja, teksa vlera reale ishte 130 mijë USD.
Kallzimi penal që KLSH-ja, bëri para një viti ndaj 5 anëtarëve të komisionit të tenderave, u shndërrua dje në vendim gjykate, ku mbeten në burg personat e denoncuar. Pritet që hetimet të zgjerohen, në bazë të kallzimit, të bërë tetorin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Të arrestuarit dhe akuzatStrukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Fierit dhe Task-Forca e Prokurorisë atje, finalizuan operacionin e koduar “Albpetrol 1”, çka vetvetiu tregon se aksionet do të vijojnë. Kështu, në pranga ra Shpëtim Rama, 49 vjeç, banues në Patos Fier, president i Firmës “ABAJERA”. Kompania e tij është regjistruar në QKR më 8 tetor të 2002-shit, me nr vendimi: 28361, nga Gjykata e Tiranës, me kapital 100.000 lekë dhe me objekt: Autoservis mjetesh, tregtim me shumicë e pakicë, import eksport i paisjeve, makinerive, etj. Personat e tjerë që u lanë në burg nga gjykata janë tri ekonomistët e “Albpetrol SH.A”, Vilson Ndoni, 32 vjeç, Gramoz Kodhelaj, 55 vjeç dhe Dhionis Ceco, 60 vjeç, inxhinieri teknik Vladimir Xhaferaj, 50 vjeç dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në “Albpetrol SH.A”, Hil Gjeka, 47 vjeç. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer blerjen e një autosondë me kullë 30 tonësh me vlerë 47.640.000 lekë, me TVSH, të cilën nuk rezulton ta kenë blerë nga kontraktori firma “Abajera”, sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/2, 248 e 25 të Kodit Penal.
Sipas KLSH, kontrata është realizuar me 17 muaj me vonesë, pa u aplikuar kamatëvonesa. Autosonda e blerë nuk është sipas kërkesave të parashikuara në kontratë, as me kilometrazh zero, as me tre akse aktivë (1 para dhe 2 mbrapa), por vetëm me një aks aktiv të pasmë, në kundërshtim me specifikimet teknike. Mungesa e dy akseve shkakton kufizimin e funksionimit të saj në terrene të vështira natyrore, të fuqisë dhe kapacitetit të saj motorrik, si dhe dobisë së saj.
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Vila 31 e Enver Hoxhës kthehet në rezidencë për artin, Rama ironizon: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', për çdo gjë që kishte tmerr ish-diktatori
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57