Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Guvernatori Ardian Fullani po shkel ligjin. Deputeti socialist thotë se Kuvendi ka tagrin për tu marrë me vjedhjen historike në BSH, por sipas tij Fullani hesht dhe e quan këtë një çështje të mbyllur.
Ai zbulon se i ka kërkuar Guvernatorit të BSh-së informacion lidhur me vjedhjen në institucionin më të lartë financiar në vend, dhe Fullani ka refuzuar të japë.
Të hënën e javës që shkoi,i kam kërkuar me shkrim Guvernatorit informacion lidhur me çështje shqetesuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhen me vjedhjen ( Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të Brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës, kontratat e përfolura të investimeve. I gjithë informacioni është i gatshëm në Bankë, mjafton vetëm një komandë e thjeshte kompjuteri. Ne lamë një javë kohë për këtë! Java Zyrtare ka mbaruar dje; Guvernatori refuzon të dorëzojë në Kuvend këtë informacion” , shkruan Braçe.
Sipas deputetit socialit ky informacion është pjesë e dosjes që po përgatitet për Kuvendin për hetimin e kësaj çështjeje dhe Guvernatori Fullani po e pengon. Ai paralajmëron Fullanin se vjedhja në BSH nuk do të mbyllet kaq lehtë dhe se do Guvernatori.
Një muaj më parë, një audit i brendshëm zbuloi vjedhjen e 713 mln lekëve të rinj në repartin e Emisionit të Monedhës në Linzë. Prokuroria ka arrestuar 10 persona, përfshi edhe drejtorin e këtij reparti të Bankës. Shoqëria Civile ka nisur grumbullimin e firmave për të kërkuar shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani, pasi ky I fundit ka deklaruar se nuk ka përgjegjësi administrative dhe nuk do të japë dorëheqjen. Fullani është mbrojtur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar se shkarkimi I tij do të cënonte financat e vendit.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i kujdesshëm në deklaratat duke mos e kërkuar asnjëherë shkarkimin e Fullanit, dhe duke u përqëndruar tek hetimet. Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nuk ka folur thuajse fare për përgjegjësinë e Fullanit në vjedhjen marramendase.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)