TIRANE - Gjashtë punonjësit e Bankës së Shqipërisë sëbashku me nipin e Ardian Bitrajt të akuzuar për vjedhjen e 713 milionë lekë nga thesari i Linzës do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Tiranës dhënë këtë të shtunë në një seancë e cila zgjati për 5 orë me dyer të mbyllura.

Jashtë kamerave familjarët e të arrestuarve akuzojnë se ky është një inskenim pasi përgjegjësit kryesorë drejtojnë ende Bankën e Shqipërisë dhe të afërmit e tyre mbahen në burg padrejtësisht.

Të arrestuarit qe moren sot masen e sigurise "Arrest me burg" nga Gjykata e Tiranes
Lavdrim Canaj – Specialist i arkës stok
Bashkim Xhilaga – Shef i dy arkave në qendër
Petrit Ramohitaj  - Përgjegjës i arkës në veprim
Liljana Tusha – Specialiste e arkës në veprim
Myzejen Belba – Specialiste e arkës stok
Dhimitër Davidi – Vëzhgues operator
Klevis Bejtaj (nipi i të arrestuarit Ardian Bitrajt)

hajdutet

Sipas kërkesës së organit të akuzës në burg duhet të qëndrojë Petrit Ramohitaj, me detyre përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok (tranzit) pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë i cili është dhe personi që shihni në këto foto pas kafazit të hekurt.

lavdim cani

lavdim cani
(Në foto: seanca gjyqesore ndaj punonjesit te Bankes se Shqiperise Lavdrim Canaj)

E njëjta masë e arrestit me burg u dha dhe për Myzejen Belba, me detyre specialiste e arkës stok (tranzit) dhe Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator, i cili në gjykatë u mbrojt me avokaten e vendosur kryesisht Vjollca Pustina.

avokatja

“Faktikisht mbaroj masa e sigurisë për të arrestuarit Dhimiter Davidi përsoni nën hetim është me urdhër ndalimi nga organi i akuzës. Unë si mbrojtëse, shpreha pretendimet e mia për përcaktimin e masës së sigurimit, ai realisht ka qenë punonjës banke por mendoj se një neglizhencë e tij dhe s’e ka vlerësuar si duhet situatën prandaj është këtu për një masë sigurimi.

Ju do të thoni që nuk ka dijeni për gjithçka që ndodhi?
Mendoj unë që nuk ka dijeni për shkak të kamuflimit që ka pasur dhe direkt autori i kësaj ngjarje. Megjithatë ka shkallë më të larta.
Do të apelosh?
Nuk e di sepse organi i akuzës i kërkoi caktimin e masës sigurimit për arrest me burg, gjykata është e pavarur në gjykimin e masave. Kam besim tek drejtësia në këto kushte.
A ka qënë bashkëpunues klienti juaj Dhimiter Davidi?
Ai ka shprehur ato që ka deklaruar, ato që ka ditur, domethënë ka dhënë deklarime sepse është marrë në pyetje.
A ka dijeni Dhimitër Davidi për këtë histori?
Do t’i ngelet fazës së hetimeve paraprake por mendoj që do të ketë qenë një neglizhencë e detyrës së tij, por na lind e drejta nëse gjykata do të vendosi të njëjtën masë, ka edhe shkallë më të larta gjykimi për ta ankimuar”, u shpreh avokatja Pustina.

Burime për A1Report bënë me dije se të 6 punonjësit e bankës nuk kanë pranuar akuzën duke deklaruar se asnjëherë gjatë viteve të tyre të punës në bankë nuk kanë kryer shkelje e jo më të kenë bashkëpunuar me Bitrajn.

Të pranishëm për disa orë me rradhë pranë ambjenteve të Gjykatës qëndruan dhe familjarët e të arrestuarve, ku jashtë kamerave akuzuan drejtuesit e bankës pasi sipas tyre, të arrestuarit janë thjesht koka turku për ngjarjen dhe përgjegjësit kryesorë si prek kush.

Në përfundim të vlerësimit të masave të sigurisë për 6 punonjësit e bankës, gjykata u shpreh dhe për Klevis Bejtjan, nipin e Ardian Bitrajt duke dhënë masë sigurie arrest me burg.

Në prangat e policisë ndodhen edhe Ardian Bitraj, përgjegjës në departamentin e Emisionit dhe Mimoza Bruzia, shefe në departamentin e Emisionit, pasi auditi i bankës zbuloi dy skemat e vjedhjes, atë të kartmonedhave që i nënështrohet procedurës së asgjesimit, si dhe për paratë e vjedhura nga kutitë siç importohen nga Zvicra dhe zëvendësimi i tyre me libra.

Për vjedhjen e 713 milionë lekëve numri i personave të arrestuar dhe lënë në burg nga gjykata arrin në 9, teksa pritet që në përfundim të hetimeve dhe auditimit të nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në institucionin e bankës të ketë dhe arrestime të tjera. Kreu i KLSH Leskaj urdhëron auditimin e BSH

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)