'Vjedhje me armë'/ OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve në Tiranë

'Vjedhje me armë'/ OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve në Tiranë

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Merin Maçi se u është dërguar formulari Erneo Farrukut, Ahmet Allës, Edison Alhasat, Dritan Gjatës, Ardian Sulës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;
A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";
E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën "Vjedhja me dhunë";
D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";
A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhyl suli: 12/08/2020 14:58

    Ofl eshte kot ben sekuestrime sa per presione i bejne te paguajne leket e pisra qe polotika i pastron dhe ua kthejne prape prinat

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/08/2020 14:40

    Peshqë të mëdhenj janë keta apo sardele?

    Përgjigju
    • Leone: 10/08/2020 18:08

      Jane cironga

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë