Një 27-vjeçar nga  qyteti i Peshkopisë është ekstraduar nga Roma. Bëhet fjalë për Jonus Stafën, i ekstraduar nga Interpol Tirana për "Vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim". Ndaj Stafës, Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë, “arrest me burg” pasi në bashkëpunim me një person tjetër, kishin vjedhur me dhunë një banor me inicialet O.C, duke i marrë një shumë parash dhe një celular.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)