'Vjehrrin e dogjën në furrë në ’48-ën, e akuzuan si agjent të anglo-amerikanëve, edhe vjehrra u burgos në ’78-ën, se foli për figurën morale të Enverit, si…'!/ Dëshmia tragjike, për ish-sekretarin e Koci Xoxes

'Vjehrrin e dogjën në furrë në ’48-ën, e akuzuan si agjent të anglo-amerikanëve, edhe vjehrra u burgos në ’78-ën, se foli për figurën morale të Enverit, si…'!/ Dëshmia tragjike, për ish-sekretarin e Koci Xoxes

Nusja e Galip Hatibi

I zhdukur: Galip Hatibi. Vuajtës të dënimeve: I ati, Rasim Hatibi, i internuar për sa kohë ishte gjallë. Bashkëshortja e tij, Asamble Hatibi, dënuar me burg dhe internuar. I biri, Durim Hatibi, i përndjekur si person me biografi të keqe Galip Hatibi, i ditëlindjes 1920, me origjinë nga Shkupi. Ka punuar si sekretar në Ministrinë e Brendshme, por u largua duke dhënë dorëheqjen për të kaluar në fushën e sporteve, si organizator i aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Njihte disa gjuhë të huaja: serbo-kroatisht, italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht. Më 25 shtator 1946, në moshën 26-vjeçare, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në mesnatë, pasi doli nga një mbledhje e gjatë me drejtues të sporteve.

Zonjë, faleminderit shumë që keni ardhur të jepni intervistë!

Cila është arsyeja që vjehrri juaj, i ndjeri zoti Galip Hatibi, është arrestuar dhe dënuar nga regjimi?

Arsyeja? Ai ishte një atdhetar që e donte vendin – ishte intelektual. Kishte studiuar jashtë, në Itali, dhe donte t’i shërbente këtij vendi. Mbasi mbaroi studimet u kthye në vend, në Shqipëri, për të shërbyer. Ishte idealist, shumë i ndershëm dhe mendonte atëherë, me mendimet komuniste, se do t’i shërbente vendit me drejtësi, por mbasi u kthye dhe u caktua me detyrë në Ministrinë e Brendshme, sekretar, siç kam dëgjuar nga ime vjehërr, kuptoi shumë shpejt se çfarë bëhej në të vërtetë nga qeveria, shteti i atëhershëm, dhe kërkoi menjëherë dorëheqjen nga detyra që kishte. Di gjithashtu që nuk donin ta shkarkonin nga detyra dhe, me ndërhyrjen e dikujt tjetër, atë e liruan nga detyra.

Ishte një person i gjithanshëm, merrej edhe me sport – luante dhe futboll. E donte shumë sportin, por kishte edhe shumë talente të tjera, siç ishte aktrimi, bile unë i kam me dokumente këto që po them. Njihte 6 gjuhë të huaja, të mësuara në shkollë, serbo-kroatishten kur kishte mbaruar shkollën në Shkup, filloren, në të mesmen kishte mësuar frëngjisht dhe italisht, ndërsa pastaj në mënyrë private, me profesorë, ka mësuar anglisht dhe gjermanisht

Dëshmon Nurxhan Gostivari për vjehrrin Galip Hatibi. Të paktën të ketë një varr që t’i mbetet emri! Thoshin “e kanë nxjerrë nga vendi me valixhe, është spiker në Radio Londra, në BBC…”, por atë e torturonin në birucat e Ministrisë së Brendshme! Familja, atëherë, me shpresën se të paktën ai do të ishte gjallë, dëgjoi edhe Radio Londrën, edhe BBC, por nuk i korrespondonte asgjë me zërin e tij. të vërtetë nga qeveria, shteti i atëhershëm, dhe kërkoi menjëherë dorëheqjen nga detyra që kishte. Di gjithashtu që nuk donin ta shkarkonin nga detyra dhe, me ndërhyrjen e dikujt tjetër, atë e liruan nga detyra.

Ishte një person i gjithanshëm, merrej edhe me sport – luante dhe futboll. E donte shumë sportin, por kishte edhe shumë talente të tjera, siç ishte aktrimi, bile unë i kam me dokumente këto që po them. Njihte 6 gjuhë të huaja, të mësuara në shkollë, serbo-kroatishten kur kishte mbaruar shkollën në Shkup, filloren, në të mesmen kishte mësuar frëngjisht dhe italisht, ndërsa pastaj në mënyrë private, me profesorë, ka mësuar anglisht dhe gjermanisht. Në këto kushte, mbasi u lirua nga detyra, ai u caktua me detyrë në Komitetin e Sporteve, në qoftë se nuk gaboj si quhej. Atëherë organizohej olimpiada ose ballkaniada, sesi quhej.

Është edhe kampionati i futbollit dhe fitoi Shqipëria atëherë, në ’46-ën?

Ai ishte organizator, kryetar, kurse sekretar, mbaj mend nga vjehrra ime, që thoshte se është Ramiz Alia. Më datën 25 shtator të 1946, disa ditë më duket para, pak ditë para se të organizohej kjo ballkaniadë, ai është në një mbledhje për sportin deri vonë. Mbledhja ka vazhduar ndoshta deri nga ora 22.00-23.00 e natës dhe mbasi ka dalë nga mbledhja, Sigurimi i Shtetit e ka marrë, e ka arrestuar.

Dini ndonjë detaj se si është kryer arrestimi? A e ka parë më familja prej atij momenti?

Arrestimi është kryer në mënyrë të fshehtë. Askush nuk e dinte ose të paktën askush nuk na tha sesi është kryer. Familja u shqetësua që nuk erdhi në shtëpi dhe doli ta kërkonte në miq e në shokë, në njerëzit që ishin bërë bashkë në mbledhje me të dhe që të gjithë ngritën supet dhe thanë “ne nuk dimë gjë”! Kur kërkoi tek organet kompetente, domethënë që i’u drejtua shtetit, mori përgjigjen që ai duhet të jetë arratisur, sepse është në shërbim të anglo-amerikanëve dhe ka shumë mundësi…! Tregonte vjehrra ime, arritën deri atje sa i thoshin “e kanë marrë, e kanë nxjerrë nga vendi me valixhe”, deri atje arritën të thoshin. I thoshin “dëgjo Radio Londrën, se atje flet, ose BBC, se atje është spiker”. Familja, atëherë, me shpresën se të paktën ai do të ishte gjallë, e bëri edhe këtë, por nuk i korrespondonte asgjë me zërin e tij.

Mendoni që ai është rrëmbyer?

Ai është rrëmbyer, po! Edhe pse logjika nuk i’a pranonte që ai të kishte lënë vendin, që të kishte ikur, duke e njohur mirë të shoqin…!

Domethënë, vetëm më vonë, keni marrë vesh detaje, që ishte i arrestuar dhe u zhduk përfundimisht?

Ç’ka ndodhi me të? E vërteta është që ata nuk morën vesh shumë detaje, për të mos thënë aspak, sepse njerëzit kishin frikë të flisnin.

Njerëzit? Cilët njerëz?

Njerëzit e vet të afërm. Ai kishte babain gjallë, kishte edhe tri motra, ose dy më mirë, se një nuk ishte tamam motër, por e quante si motër dhe një vëlla që i kishte prej babës, nga një martesë e dytë. Deri në atë kohë kishin qenë shumë të afërt me të, por që kur ndodhi që ai u zhduk, ata e mohuan dhe askush nuk i’u afrua më familjes. Vjehrra, sapo ishin martuar, kishin rreth dy-tre muaj martesë dhe ajo, mbasi u zhduk i shoqi, kuptoi që ishte shtatzënë. Ai, siç mësuam më vonë, e mori vesh që i lindi djali kur ishte akoma në…!

Në hetuesi…?

Atje ku e kishin futur.

Si është emri i saktë, Galip?

Galip Rasim Hatibi. Kështu që djalin e rriti e vetme dhe pa absolutisht asnjë ndihmë, përveçse vjehrrit, derisa ai ishte gjallë dhe sa mundi, sepse edhe atë e internuan. Dhe ai bëri internim. Kjo ishte situata, domethënë askush nuk e ndihmoi: shiti çfarë kishte, plaçka të shtëpisë, sepse ata ishin familje…!

Sa vjeç ishte zoti Galip kur e morën?

26 vjeç!

Djalë i vetëm?

Djalë i vetëm, me tri motra, njëra nga një martesë e dytë e babës, në fakt, edhe një vëlla…!

Si e morët vesh zhdukjen apo arrestimin? U bë e qartë se çfarë ndodhi me të apo s’keni pasur kurrë informacion, pra, i ati i të zhdukurit e më vonë edhe bashkëshorti juaj si fëmija e tij, a kanë marrë vesh ndonjë gjë për të?

I ati vdiq disa vite mbasi lindi djali (i të zhdukurit), pra nipi, domethënë im shoq, dhe i la edhe testament gjithë pasurinë… ia kaloi direkt nipit.

Bashkëshortit tuaj?

Po, duke ditur që ai do të rritej pa babë, i la 2/6 e pasurisë së vet. Më mbrapa, motrat dhe vëllezërit, përjashto njërën, u munduan ta zhduknin testamentin, që pasuria të mos ndahej dy pjesë më shumë se të tjerët te ky nip që po rritej pa babë, por fati e deshi që ishte në gjykatë një kopje e vendimit ku ishte bërë çelja e trashëgimisë testamentare dhe kështu shpëtoi pasuria, se e kanë luftuar gjithë kohës.

A keni pasur një njoftim nga autoritetet shtetërore për fatin e zotit Galip?

Jo, jo, absolutisht

Çfarë dini për fatin e tij?

Vjehrra ime, ashtu sikurse edhe i shoqi, është aktiviste e Luftës Antifashiste që në ’42-in, është marrë me njësitet guerile, e ka ndihmuar luftën shumë. Ashtu është njohur me të shoqin në ato kushte. Kishte edhe shoqëri, sepse ka bërë edhe ajo shkollë: edhe ajo ishte me disa gjuhë të huaja, ka mbaruar shkollën jashtë… siç ua shpjegova më lart, kishte dhe shoqëri. Ishin i njëjti brez me Nexhmijen, me Enverin – të famshmin e asaj kohe, Enver Hoxhën flas dhe kështu që…! Dhe ajo e nxori jashtë. I tha: “Burri yt është agjent i anglo-amerikanëve. Shko kërkoje dhe dëgjoje në Radio Londra”! dhe kur vjehrra insistoi duke i thënë: “Im shoq nuk e bën këtë, të lërë vendin”!, ajo i tha: “Dil përjashta, se edhe ju mund të keni pasoja të tjera”!, kështu që, që nga ajo kohë…!

Pra, nëse e konsiderojmë “autoriteti”, kjo është përgjigjja e fundit që kanë dhënë autoritetet shqiptare?

Po, po, kjo ishte!

Çfarë ndodhi më vonë?

Nuk kemi pasur detaje konkrete, e thashë që njerëzit kishin frikë të flisnin në atë kohë…! Mbas ardhjes së demokracisë, mbas ’90-ës, kemi mësuar që e kanë parë njerëz në burg. Avokat Koço Dilo, është i arrestuar në atë kohë. Rreth dy vjet, thotë vjehrra ime, është mbajtur aty, 1946-‘48; aty është mbajtur edhe avokat Koço Dilo, që është arrestuar në një periudhë në mes të këtyre dy viteve dhe që i lidhur në kolonat e burgut.

Të Ministrisë së Brendshme?

Poshtë, ku ishin qelitë e të burgosurve dhe në një nga këto qeli, një natë, duke dalë, ka parë një person që i është dukur si kufomë, për faktin që ai ishte aq i hollë…! Ishte dimër dhe ky ishte i veshur akoma me rroba vere.

I veshur siç ishte kur e kanë arrestuar?

Po, siç ishte më 25 shtator, me një mjekër të gjatë e i rreckosur dhe ato rroba ishin të grisura. Nuk e kishte njohur! Ky i ishte afruar dhe i kishte thënë “Nuk më njeh”? Ishte prezantuar dhe ai e kishte njohur vetëm nga sytë. I kishte thënë që kishte marrë vesh që ishte bërë me një djalë (përlotet), më falni, dhe që i’a kishin vënë emrin Durim. Durim i’a vuri gjyshi, duke shpresuar që…!

Të durojë, se do fitojë!

Të durojë që të vijë, mbase dhe me shpresën që do ta takonte të atin, i biri të atin, gjë që nuk ndodhi. Kjo ishte biseda me Koço Dilon, por ai i’a ka transmetuar këtë Petro Markos dhe jo direkt familjes së vet. Edhe kjo, nga frika.

Petro Markos? Nga e dini këtë?

Petro Markos i’a ka treguar Koço Dilo dhe Petro Marko e ka mbajtur këtë për veten e vet, pa i çuar një mesazh ose një fjalë familjes. Pastaj, e ka ndier si detyrë, si detyrim moral, dhe mbas ’90-ës…!

Petro Marko ka vdekur në qershor të ’91-it. Pak kohë ka pasur për të shkruar gjatë atyre muajve ndoshta!

Po, unë e kam e jua tregoj, është shumë prekëse.

Na duhen të gjitha materialet, dublikatë, se po hapim dosje për çdo person, me fotografi, me dokumente, me çfarë të jenë.

Edhe te gazetat e tjera është shkruar, nga gjyqi i Llambi Ziçishtit. Nga të thënat atje del, që vjehrri im, Galip Hatibi, është djegur i gjallë.

E thotë Llambi Ziçishti në gjyq? Janë proces-verbalet?

Po, janë këtu! I kanë nxjerrë në gazetë proces-verbalet e gjyqit.

Kjo përkon me vitin 1982, kur është Arianit Çela kryetar i Gjykatës së Lartë?

Por këto janë bërë të ditura vetëm mbas ’90-s, kështu që përpara nuk…!

E di, e di, s’bëhet fjalë!

Ai thotë që Koçi Xoxe është ministër i Brendshëm atëherë, kurse vjehrri im, është sekretar.

Sekretar i Koçi Xoxes?

Nuk e di, por me një detyrë sekretar…!

Koçi Xoxe nuk është ministër në atë kohë, por drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit; ky kishte peshë të madhe në atë kohë dhe në tetor a nëntor të ’46-ës është bërë ministër i Brendshëm. Gjer atëherë, ministër i Brendshëm, është Haxhi Lleshi.

Atëherë, aty është sekretar.

Në Shqipëri ishin tri drejtori: Drejtoria nr. 3 ishte Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Koçi është drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit. Ju u keni bërë kërkesë autoriteteve për të marrë informacion dhe nuk ju kanë dhënë asgjë?

Jo, jo, absolutisht!

Pra, rastësisht, mbas viteve ’90-të, ju keni gjetur dy burime, shkrimtarin Petro Marko dhe të dhënat nga gjyqi publik që i’u bë, ish-ministrit Llambi Ziçishti.

Po, edhe deklarata nga njerëz të tjerë.

A u tregua ndokush i gatshëm t’ju tregonte vullnetarisht, duke ardhur te ju në familje?

Edhe ime vjehërr është dënuar për agjitacion dhe propagandë. Është dënuar 7 vjet dhe ka bërë 4 vjet, sepse e zuri amnistia. Në ’78-ën u arrestua, më 16 tetor të ’78-ës. Doli në gjyq në fund të marsit të vitit ’79 dhe ka dalë pastaj mbas 4 vjetësh burg, me amnisti…! Kur u arrestua, ishte 55 vjeçe dhe nga kjo arsye doli, kështu që intervistat me njerëzit i ka bërë ime vjehërr, por unë kam dy deklarata nga dy persona, që flasin për Galipin, mundet t’jua lexoj apo t’jua vë në dispozicion.

Mund të na thoni shkurt përmbajtjen?

Është deklaruesi Siri Ago që tregon, se e ka njohur Galip Hatibin kur mësonte gjuhën angleze me profesor Isan Qereshnikun, gjatë Lëvizjes, dhe që kishte dëgjuar se pas çlirimit ishte sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që e kryesonte Koçi Xoxe. Në ’48-ën, kur ishte larguar nga Tirana, dikush që ai nuk e mban mend, i kishte thënë personalisht se: Galipi ishte torturuar dhe kishte humbur ndjenjat…! Kushedi sa herë i ka humbur ndjenjat në ato dy vite… po nejse, dhe i kishte thënë që u dogj me benzinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky është informacion vullnetar që jua ka dhënë ai?

Po! Është vërtetuar edhe firma e personit me vulën e lagjes në atë kohë, nga Këshilli Popullor i lagjes. Memorie.al

Intervistoi: Marçel Hila       

Vijon numrin e ardhshëm

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 29/05/2022 12:21

    Drejtësia e re shqiptare duhet të hapi një proces të madh historik për të çuar të gjithë fajtorët para gjyqit. Shumica e tyre janë gjallë dhe fatkeqësisht i ke në poste në ndryshme dhe në funksione zyrtare. Fondacionet e hapura për grumbullimin e fakteve të krimeve të komunizmit me ndihmën e Gjermanisë, Zvicrës dhe BE po bëjnë një punë shumë të mirë. Drejtësia e re duhet ta ketë këtë në fokusin e punës së saj.

    Përgjigju
  • Agim: 29/05/2022 12:15

    Shqipëria e ka të nevojshme t’i çoj para gjyqit të gjithë përgjegjësit për ekzekutimet, torturat dhe zhdukjet e individëve pa gjyq gjatë regjimit komunist. Të gjithë vrasësit në atë sistem dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të gjykohen dhe të figurojnë në një listë të zezë në muzetë kombëtare. Siç keni bërë shtëpinë e gjetheve duhet të bëni një muze të diktaturës enkas për këto krime. Pa u bërë ky pastrim dhe ndërgjegjësim historik Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend normal. TE BURGOSUR POLITIK (20,417). TE INTERNUAR-DËBUAR (22,870). TE EKZEKUTUAR (7,413). TE VDEKUR NË BURG (1,129). KAMPE INTERNIMI TE HAPURA (36). KAMPE PERQENDRIMI ME TELA ME GJEMBA (40).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot