Viti i Ri 2023 ka nisur xhiron e globit! Zelanda e Re ka qene shteti i parë që ka mirëpritur Vitin e Ri 2023, ku nuk kanë munguar spektakli me drita, mbi Urën e Portit të Aukland dhe një shfaqje fishekzjarre nga Kulla 'Sky Auckland.'
Banorët mund të shijojnë nga sheshet, spektaklin tradicional të fishekzjarreve. Dy orë më vonë spektakli ka vijuar në Sidnej të Australisë, me shfaqjen e famshme të fishekzjarreve mbi portin e Sidneit.
Adhuruesit e natës së Vitit të Ri pritën në Sidnej për të parë shfaqjen e famshme vjetore të fishekzjarrëve pas dy vitesh festime të heshtura për shkak të pandemisë.
Sidnej Harbour Bridge u shndërrua gjithashtu në një ylber në mesnatë për të festuar ndërrimin e viteve. Qindra miliona njerëz mblidhen edhe në kryeqytetet europiane dhe ato aziatike për të parë në sheshet kryesore të qyteteve spektaklin e fishekzjarreve.
Një shfaqje mahnitëse në Burj Khalifa të Dubait përshëndeti ardhjen e vitit 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dubai sapo ka hyrë në vitin e ri dhe po feston me një shfaqje dramatike fishekzjarrë në rrokaqiellin më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Ora vazhdon të lëvizë dhe tani viti i ri ka ardhur në pjesë të Azisë Jugore. India ka mirëpritur vitin 2023.
Festimet janë zhvilliar edhe në Islamabad, Lahore dhe Karaçi ndërsa viti 2023 mbërrin në Pakistan.
Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, ka mirëpritur Vitin e Ri 2023. Ndërkohë edhe Tokio i ka dhënë lamtumirën vitit 2022.
Është radha e Australisë Lindore të mirëpresë vitin 2023, me shfaqjen e famshme të fishekzjarreve mbi portin e Sidneit.