TIRANE- Si çdo emigrant tjetër, Agroni kishte marrë bashkëshorten, dhe dy fëmijët për tu kthyer në atdhe për të festuar festat e fundvitit, pa e ditur se do të bëhej pre e një grabitjeje.

Një ritual që përsëritet çdo vit nga emigrantët shqiptarë të cilët ndonesë pjesën më të madhe të vitit e kalojnë jashtë Shqipërisë, natën e ndërrimit të vitit duan ta kalojnë në atdhe, pranë familjes së tyre.

Agroni kishte më shumë se 15 vite që jetonte në Firence të Italisë, së bashku me bashkëshorten dhe djalin 8 vjeçar e vajzën 6 vjeçe dhe më 27 dhjetor udhëtoi drejt Shqipërisë.

‘Nuk ka pasur konflikt me asnjeri, as me ata që është rritur dhe as në Itali, kjo duhet të jetë fatkeqësi që i ka ndodhur atij.”- të thotë kushëriri i tij Nebi Dervishi.

Natën e ndërrimit të viteve kishin vendosur ta kalonin në Mazrek të Tiranës, ku banonte dhe familja e nuses. Ndërsa mbrëmjen e 1 janarit do të kthehej tek familjarët e tij në Karpen të Maminasit në Durrës.

“Po u kthente nga ora 8 e gjysmë e darkës. I ramë telefonit në darkë, nuk përgjigjej.”- kujton kushëriri i tij mbrëmjen e 1 janarit. 

Sipas policisë para vrasjes viktimës i është rrëmbyer portofoli çka tregon se pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje për grabitje.

Trupi i ekzekutuar me 4 plumba në kokë i Agron Dervishit u gjet rreth orës 07: 30 minuta në fshatin Mazrek komuna Kashar. Ai është gjetur pranë automjetit të tij tipi “Mercedes- Benz Vito” me targe CY 325 SZ.

Durrës, të cilit dyshohet se persona të pa identifikuar i kanë dalë përpara, duke e vjedhur portofolin dhe më pas e kanë vrarë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(sg/shqiptarja.com)