Kristjan Asllani nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon me Interin. Mesfushori i Kombëtares ka shansin e artë për të luajtur titullar në fundjavë, kjo pas dëmtimit të Calhanoglu. Fantazisti turk u dëmtua dje me kombëtaren, teksa Turqia e tij humbi 0-2 me Kroacinë.
Pas vetëm 38 minutave lojë, Calhanoglu la fushën i dëmtuar. Kaq ka mjaftuar që zikaltërit të vendoseshin në alarm, teksa do jenë kontrollet e radhës që do tregojnë më shumë se sa i gjatë do jetë dëmtimi.
Fakt është se në fundjavë kundër Fiorentinës, Calhanoglu nuk do jetë në fushë, teksa rrezikon edhe ndeshjen e datës 4 prill, atë kundër Juventusit në Kupën e Italisë. Duket se ora është për Asllanin, që duhet t'i tregojë Inzaghit se vlen për të marrë minuta.
Suksese per supertalent Asllanin
Përgjigju