‘Vjen Saliu dhe i hedh turmës së të marrëve një foto timen’, Lame i kthehet Berishës: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë

‘Vjen Saliu dhe i hedh turmës së të marrëve një foto timen’, Lame i kthehet Berishës: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë

Artan Lame

PËR KË…? Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake, apo xhaketa ushtarake me hije civile.

Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit. Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të shkuara.

Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. - Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Çfar e ka Putinin sa shume i ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi. -Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. – Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. –  Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt. -Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.

Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit, mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

*Ja çfarë shkruante Berisha pak ditë më parë në rrjetet sociale për kreun e Kadastrës Artan Lame

‘Lamja si Rama, beson se me uniformë ushtarake mbulohen vjedhjet!’- shkruante Sali Berisha pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Sali Berishës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 07/02/2023 08:30

    Lere politiken po shiko se e ke kthyer hipoteken ne dyqan privat.. nuk mbaron pune po nuk pagove.. pa per te veshur dac vish tanga se nuk po i rr*het njeriu si del edhe 1 hajdut tjeter ne publik.

    Përgjigju
  • Aorta e legalizuar: 07/02/2023 08:24

    Paske qene pisqolle qe ne kohen e qoftelargut mor palaço qe tallesh me pronat e pronareve

    Përgjigju
  • arben: 06/02/2023 19:01

    Artan komunisti shume qenke revoltuar por jane gjera te sakta ato qe thuhen per ty. Por si çdo komunist kerkoni ze rreshkisni si ngjala dhe nuk e pranoni realitetin. Ti koleksionist i madh pse nuk e thua qe ke nostalgji per uniformen komuniste. Por mos u merzit se çdo gje e ka nje fund dhe ku fund per juve si mazhorance do te jet i hidhur. Nuk je unik ne ate mazhorance por jeni totalisht njesoj

    Përgjigju
  • minushe: 06/02/2023 14:51

    nuk zgjidh asnje pune ne ASHK Lamja, pepolitike le te merret me sali berishen, por per profesionalizem eshte zero me xhufke

    Përgjigju
  • Selim: 06/02/2023 09:37

    Kaqe i shqetesuar na qenka ky Sala per uniformat kure tjetri eshte seleksoiniste i tyre.O Sale mavria qese the pa prishur dhe shkatruare.Po si ka mundesi qe hi Sale mavria sflete nji fjale per ato Uzina fabrika kombinate e shume te tjera qe populli i ndertoi dhe ti me mbanden tende i kure zjarrin dhe dinamitn.Ky surrat je ti fatekeqesi e ketije vendi.

    Përgjigju
  • Tutu: 06/02/2023 07:31

    O Artan shumica e atyre epiteteve dhe krahasimeve nuk qendrojne… por qe je hajdut dhe qen bir qeni eshte plotesisht e vertete… ato epitete duhet te jene llastuese per ty..

    Përgjigju
  • Keti: 06/02/2023 06:28

    O Tan Lame, kujdes Ed Kelemendin sekserin e kjoskave ne kohen e famkeqit sali kelmendi, kujdes nga ky falang ndyrsir e Pd, qe hyn e del neper hipoteken e Tiranes uleret puntoreve gjith histerizem, ndaloje kte hajdut pronash te cenoj dinjitetin e institucioneve shqiptare

    Përgjigju
  • Jani: 06/02/2023 03:54

    Pa ca flet ore! Kush te paska sha ty mer jahu. Ti qe vijon te mbetesh gastor i Rames, jo si shoket (Ben Ahmeti, apo me keq Saje Qorri). Po ka jashqitje madje edhe shtojce te kote te bashkepunimit njerzor dhe nji si fytyren e shefit tat dhe surratin tat kane.

    Përgjigju
  • Jari: 05/02/2023 20:13

    Ky Saliu kur futi në mbledhjen e Këshillit të Siguris D Faslliçit i tha njeri gjë, hiç fare, Salës i pëlqen uniforma Sërbe e Ruse.

    Përgjigju
  • Den: 05/02/2023 18:45

    Qe i pelqen vetja ketij Lames dhe qe eshte i kuq nuk ka diskutim,por po pyes berishen,ku ishe ti ky zboristi i zellshem pozonte?Ta them une,ti pozoje me enver hoxhen dhe beje shoqeri me femijte e tij o demokrat i thekur kuqalosh

    Përgjigju
    • Keti: 06/02/2023 06:30

      O Tan Lame, kujdes Ed Kelemendin sekserin e kjoskave ne kohen e famkeqit sali kelmendi, kujdes nga ky falang ndyrsir e Pd, qe hyn e del neper hipoteken e Tiranes uleret puntoreve gjith histerizem, ndaloje kte hajdut pronash te cenoj dinjitetin e institucioneve shqiptare, oborri shkolles avni rustemi tashme i perket personit te cituar, GORRILLES SE LAGJES Eduart Kelmendi vllait te turpit te bashkis Tirane 1993 Sali Kelemdit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur