Duket se vapa po ikën me gushtin sikurse ishte parashikuar edhe nga meterologët.

Këtë pasdite kryeqyteti u përshfi nga reshje të dendura shiu të cilat sikurse​ çdo herë shkaktojnë probleme në rrugët kryesore dhe jo vetëm.

Mjaftuan vetëm pak minuta shi dhe qytetarët u përballën me vërshim të ujit i cili shkaktoi probleme në qarkullim por brenda pak minutash çdo gjë u kthye në normalitet.

Policia rrugore u ka bërë apel drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes teksa udhëtojnë në autostradën Tiranë-Durrës e anasjelltas.

Parashikimi i motit nga Meteoalb
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu.

Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.

Mbrëmje dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com