Vjeshta e artë e Tiranës meriton të shijohet

Vjeshta e artë e Tiranës meriton të shijohet

Ullinj rreth Petreles ne vjeshte

Vjeshta vjen përherë me një bukuri të pamatë në Tiranë, ose më mirë,  në fshatrat përreth e në malin e Dajtit. Maretë kanë nisur të skuqin frutat e tyre në kodrat e buta, ndërkohë gjethet zverdhen. Ullinjtë shekullorë mbeten jeshilë, me trungjet e tyre si trupa e lëkurë dinosaurësh që dikur jetuan me siguri edhe në këto anë. Hurmat, gjithashtu, janë në garë me maretë: fruta portokalli’ e gjethe të përskuqura që zbukurojnë shtëpi të vjetra fshatare që kanë sharmin sa të 100 vilave të reja të mbledhura bashkë. Një vilë e re do edhe 100 vjet të tjera të lëmohet me vuajtjet shpirtërore, gëzimet, hidhërimet njerëzore brenda saj, ndërsa një shtëpi e vjetër, me catinë rënkuese, muret e lëmuara nga fërkimet e ndjenjave njerëzore është gati të mos prekë e cënojë fatin e atyre që e bujnë.

Po Tirana sot pak e ka mendjen te vjeshta e saj. Do të ishte e mrekullueshme: njerëzit të kishin sa më shumë kohë të ecnin mes fiereve që në këto ditë kanë ngjyrat e një tapeti të bukur persian: Nga Petrela në Zall Herr, nga Baldushku në Pëllumbas të gjithë të gjenin kohën e duhur për një zhytje në vjeshtën tiranase. Eshtë një luks, ilaci më i mirë për t’u përgatitur për një dimër sado i lagësht apo i ftohtë.

Tirana do ta meritonte të kishte sa më shumë mundësinë të shijonte vjeshtën e saj të bukur. Pas 30 vitesh bërtitje, gënjeshtra e kërcënime, do të duhej që qytetarët e saj dhe të ardhurit të ishin më të qetë. Të linin të shurdhër dhe të pafjalë ata që e torturuan dhe e torturojnë me pamjaftushmërinë shpirtërore të tyre, e t’iu ngjiten kodrave, t’i shpëtojnë sa të munden e të shijojnë vjeshtën që shpaloset kaq bukur te ne.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër