Kush mendon se me me gushtin është mbyllur sipari i argëtimeve gabohet! Sepse argëtimi nuk është vetëm bregdeti, por edhe dhjetëra ngjarje të vogla apo të mëdha që u ofrohen turistëve apo udhëtarëve të rastësishëm kudo nëpër Europë. Qytete të këndshme europiane falin mundësi për të bërë festë dhe për tu zbavitur. Që të ndjekësh valën e ngjarjeve festive të shtatorit, mjafton të udhëtosh në një nga vendet që ju propozojmë në vijim. Më të mëdhatë, më të njohurat ku kënaqësia është e sigurtë.
AMSTERDAM FRINGE FESTIVAL
Gjithnjë e më popullor, Amsterdam Fringe mbush ccdo cep të qytetit, nga teatrot e vegjël e deri tek ballkonet e shtëpive. Shumë artistë janë të huaj ndaj anglishtja është gjuha që I bashkon. Gjuha nuk është problem! Thotë një nga sloganet e zgjedhur jo rastësisht nga organizatorët.
Koha: 30 gusht - 9 shtator 2012
Vendi: Amsterdam
FESTA e firences
Nëse ndodheni në Firenze më 7 shtator, do të shikoni nëpër rrugë fëmijë që mbajnë në duar fenerë prej letre, në forma të ndryshme, të shoqëruara nga performancat e artistëve dhe festat në rrugë. Kjo është një traditë mesjetare që lidhet me ardhjen massive në qytet të fshatarëve për të shitur mallin e tyre në panarin e përvitshëm.
Koha: 7 shtator
Vendi: Firence
ST IVES FESTIVAL
St Ives nuk është i famshëm vetëm sepse është pikturuar nga piktori i famshëm J. M. Ë. Turner në fillim të shekullit XIX. Cdo vit në shtator organizohet një festival kushtuar muzikës dhe të gjitha arteve të tjera. Filma të mëdhenj, lexime poezish, muzikë xhas, rrok dhe folk.
Koha: 8-22 shtator
Vendi: Angli
Kampionati botëror i grimasave
E kemi fjalën për Egremont Crag Fair , ose garën e pabesueshme të fytyrave që bëjnë grimasa. Pjesëmarrësit speciale me fytyra gome mblidhen në këtë qytet të vogël në Cumbria në mes të shtatorit ku demostrojnë shprehje groteske nga më të ndryshmet duke dhënë krijuar karaktere interesante. Jim Carrey që fshhet brenda jush mund dalë lirisht gjatë këtij kampionati mjaft argëtues.
Koha: 15 shtator
Vendi: Angli
KOKTEBEL JAZZ FESTIVAL
Nëse jeni në kërkim të një ngjarjeje shumë të dashur por pak të populluar shko në Koktebel, në Krime. Muzikantë të famshëm xhazi i bashkohen muzikantëve lokalë në mbyllje të sezonit veror.
Koha: 15-18 shtator
Vendi: Ukrainë
Fotografia ndërkombëtare
Në Romë të Italisë, fotografia ka hapësirën dhe kohën e vet. Nga fundshtatori deri në fund të tetorit mund të kundroni në ekspozita të ndryshme, por mund të frekuentoni edhe seminare, konferenca e filma që sjellin në kryeqytetin Italian artin fotografik ndërkombëtar.
Koha: 20 shtator - 28 tetor
Vendi: Romë
FESTIVALi i BLUzit në Kopenhagen
Pjesë të ndryshme të qytetit bëhen pjesë e këtij manifestimi ndërkombëtar kushtuar muzikës bluz. Ky është një rast shumë i mirë për të eksploruar gjithashtu edhe kryeqytetin danez deri në rrugët e tij më pak të njohura. Mund të përjetoni pa frikë ditë të mbushura me tinguj bluz nga mëngjesi deri në mbrëmjet e vona.
Koha: 26 - 30 shtator
Vendi: Kopenhagen
FESTIVALi i birres & wHISKY, STOKHOLM
Për dy javë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetroti, kjo festë argëton pjesmarrësit me degustime, eskpozita, dhe leksione mbi birrën dhe uiskin, duke e shndërruar këtë festival në një nga festat më të mëdha dhe të hareshme në botë.
Koha: 27-29 shtator dhe 4-6 tetor
Vendi: Stokholm
(Shkrimi u botua ne suplementin "FUNDJAVA")
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com