Vjeshta në sytë e Orinda Hutës
Vjeshta, e cila natyrës i jep ngjyrën e bukur prej ari këtë herë është ndalur tek sytë e bukur të këngëtares Orinda Huta. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë Orinda ka
Vjeshta, e cila natyrës i jep ngjyrën e bukur prej ari këtë herë është ndalur tek sytë e bukur të këngëtares Orinda Huta. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë Orinda ka zgjedhur fotografen Edvina Meta për të befasuar me një fotosesion të realizuar enkas për të në sezonin e vjeshtës.
Ashtu siç shihet edhe në fotot e publikuara në profilin e saj zyrtar në “Facebook” dhe “Instagram”, bukuroshja e cila prej vitesh tashmë ka pushtuar ekranin dhe here pas herë edhe me këngët e saj, na shfaqet joshëse e plot sharm.
Edhe pse sezoni i verës i solli një sukses në muzikë me këngën “Te amo”, Orinda nuk ndalet, ajo vazhdimisht befason me projektet e saj artistike.
Këtë herë ka qenë pikërisht fotografia Edvina Meta e cila ka sjellë bjonden e ekranit në një stil retro, krejt ndryshe nga herët e kaluara. Ajo tregon se ky fotosesion nuk është realizuar për ndonjë projekt të caktuar, edhe pse prej kohësh po punon për një bashkëpunim të ri në muzikë.
“Këtë kohë jam përkushtuar tërësisht vetëm tek muzika. Së shpejti do të sjell një bashkëpunim të ri, një këngë e stilit pop dhe r&b, por nuk mund të zbuloj asgjë më shumë”, tregon Orinda. Bukuroshja bjonde ka treguar vetëm disa detaje, duke premtuar për të gjithë fansat një surprise të bukur.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (23 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni printRedaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
48/5
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.6%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë 3 shenjat më ambicioze të horoskopit?
5 Tetor, 17:54
-
Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë
5 Tetor, 17:39
-
Pasojat e përmbytjeve në Vlorë/ Mure të shkatërruara, oborret e shtëpive dhe rrugët të mbushura me baltë
5 Tetor, 17:29
-
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
5 Tetor, 17:16
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa
5 Tetor, 17:01
-
Media britanike ‘The Telegraph’: 1 në 50 shqiptarë në Angli janë në burg
5 Tetor, 16:46
-
Zbulohet drafti, qeveria do të drejtojë kërkimin shkencor! Ja ministria e re që do të ngrihet
5 Tetor, 16:45
-
Jakin Marena: SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në
5 Tetor, 16:10
-
VIDEOLAJM/ Vlora nën ujë, qytetarët me fshesa në duar pastrojnë trotuaret e mbuluara nga llumi
5 Tetor, 16:03
-
Renditja/ Besa 'likuidon' Burrelin, Flamurtari përmbys Korabin! Kukësi mposhtet në Pogradec, befason Erzeni
5 Tetor, 16:02
-
Edhe Manastiri i Zvërnecit nuk i shpëton përmbytjeve, ambienti i jashtëm dhe bodrumet pushtohen nga uji! Punonjësit ndërhyjnë me pompa
5 Tetor, 15:50
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Do të jem në samitin e Ramstein dhe do të prezantoj ‘planin për fitore’! Inteligjenca e Kievit: 6 oficerë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë një bastisje ruse në Donetsk
5 Tetor, 15:50