“Vetëm aktiviteti sportiv mund t’ju mbajë larg sëmundjeve dhe pleqërisë.” Ky është apeli me të cilin ka zgjedhur t’u drejtohet të gjitha grave dhe vajzave në këtë 8 Mars, Vjollca Dingo, ikonë e grave të sportit në Fier. Gruaja që sfidoi tabutë duke u marrë me sport që në vitet ’80 vijon pasionin e saj për sportin edhe tani që ka mbushur moshën e pensionit, por që nuk ndihet pensioniste.
“Si çdo ditë, edhe këtë 8 Mars e nis plot energji. Atmosferë e veçantë për të është të merret me nxënësit e saj, prej të cilëve nuk shkëputet edhe pasi ka dalë në pension”, tha sportistja Vjollca Dingo.
62-vjeçarja Vjollca Dingo është nga brezi i vajzave fierake që sfiduan tabutë duke iu dhënë pas pasionit të saj, sportit. Gjendjen e saj fizike ia dedikon pikërisht rrugëtimit me sportin, si një disiplinë që nuk duhet pritur të na e rekomandojnë mjekët.
“Momenti më i vështirë për të duket se ka qenë ai i daljes në pension, por sërish ajo nuk u nda nga profesioni falë disa projekteve tashmë me Komitetin Olimpik.
“Dashurinë për sportin ua ka trashëguar edhe fëmijëve të saj. Ndërkohë, në këtë 8 Mars, Vjollca Dingo vjen me një apel për të gjitha vajzat dhe gratë që ta organizojnë ditën në mënyrë të tillë që të gjejnë kohë për t’u marrë me aktivitet fizik.”
“Sporti për të është jetë, energji, vetëbesim dhe, mbi të gjitha, disiplinë mbi të cilën ndërton një jetë të qetë, thotë 62-vjeçarja fierake, e apasionuar pas sportit.”
Komente












