Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare

Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar, se ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO

Kumbaro nënshkroi dosjen që do të dërgohet pranë UNESCO, një punë voluminoze e udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ekspertët e Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO në Paris dhe me besimin e plotë se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Natyrore, Vjosa do të marrë edhe këtë patentë të re për të rritur emrin e vet, për të përfshirë komunitetet, por edhe për të ardhur me produkte të reja për secilën nga zonat që shtrihen në Pellgun e Vjosës.”, shprehet Kumbaro në videomesazhin e njoftuar në faqen e saj në Facebook.

Në 24 Prill të këtij viti, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”. Kumbaro ka pasur një takim me delegacionin e UNESCO-s që ka mbërritur në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa

Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa