Vjosa, përmbyt manastirin e Shën
Merisë në Zvërnec, shkatërrohet ura

VLORË - Problemet nga dalja e lumit Vjosa ka sjellë shumë probleme edhe në zonën e Zvërnecit.
 
Niveli i ujit në Lagunën e Nartës që prej ditës së djeshme është rritur, gjë që ka sjellë përmbytje në Manastirin e Shen Merise në Zvërnec.
 
Megjithë masat e marra nga shtabi emergjencave për mos kalimin e ujit nga tokat e përmbytura në Lagunën e Nartës, si dhe me forcimin e argjinaturave, uji sërisht ka depërtuar në sjellë probleme në manastir.
 
Uji ka përmbytur katin e parë të manastirit sic duket dhe nga pamjet, por jo vetëm manastiri, edhe ura lidhëse e cila lidh ishullin me pjesën e tokës gjithashtu.
 
Kjo urë me një gjatësi 286 m është shkatërruar rreth 30 m gjatësi nga erërat e fuqishme, rritja e nivelit të ujit si dhe dallgët që ka pasur në lagunë.
 
At Jani Tereziu, shprehet se kjo situatë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ai i bën thirrje instancave shtetërore që kjo urë të rregullohet sa me shpejt, pasi s’ka mundësi tjetër të hymë në kishë dhe mansatir.
 
Më shqëtësuese është situata e shkatërrimit të urës lidhëse e cila është e vetmja mundësi për hyrje në manastir dhe në kishën e Shën Marisë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit