Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati
përmbyten në fshatra 150 ha tokë

Vjosa rrezikon të dalë nga shtati, ku deri tani nga vërshimi i ujit në Selenicë ka përmbytur 150 hektarë tokë bujqësore.
 
Aktualisht niveli i saj i ka kaluar të 5.3 metër mbi nivelin normal të saj, ndërkohë që sipas strukturave në gatishmëri të Prefekturës së Vlorës do të nisë evakuimi nëse niveli i saj i kalon të 5.8 m mbi nivelin normal.
 
Në terren pika më kritike ngelet ajo e agjinaturës së Mifolit edhe pse e rikonstruktuar pas përbytjeve të vitit të kaluar, agjinatura e re është 20 cm nën nivelin e asaj të mëparshëm çka e lë të hapur rrezikun e përmbytjeve të reja.
 
Strukturat vendore i janë drejtuar me anë të një kërkese të posaçme Ministrise se Ekonomisë dhe Bujqësisë për ndërhyrje të reja. 
 
Situata paraqitet e rënduar edhe në bashkinë e Selenicës, ku kreu i bashkisë, Përparim  Shametaj ka sqaruar se Vjosa ka vërshuar në toka bujqësore, ndërsa rrezikon nënstacionin e pompimit të ujit të pijshem.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë