Deputeti socialist Erjon Braçe ka ironizuar përmes një statusi në Facebook vendimin e sotëm të qeverisë i cili konsistonte në dhënien e ditës së hënë pushim në rastet kur festat zyrtare bien ditët e fundjavës.

Braçe ironizon duke thënë se këtë vendim të qeverisë për të patur edhe tyë hënën ditë pushimi ai nuk ka se si tua shpjegojë bujqve të tij.

Statusi i plotë i Erjon Braçes në Facebook për ditën e pushimit:

Sipas ketij vendimi per FESTA e PUSHIME, JAVA IME E PUNES eshte:
Te hene PUSHIM, te marte pune, te merkure PUSHIM, te enjte SALIBERISHIZEM, te premte pune ne zone, te shtune PUSHIM, te diele PUSHIM!!
SA PUNE, SA PUNE!!
Po patjeter edhe e hena pushim!!
Fjala bie;
Une ne Kuvend kam mundesi te punoj me ligjet vetem te hene e te marte.
Per shkak te rregullores se Kuvendit duhet qe Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit te projektligjeve te depozitohen 24 ore perpara.
Pra te merkuren nuk mund te punoj me projektligjet!!
Domethene, te hene-sipas vendimit- pushim, te merkure pushim, te shtune pushim, te djele pushim; te marte pune, te enjte saliberishizem, te premte ne zone!!
U KEPUTEM NE PUNE! KULMI!
TE DREJTA NJERIU SIC KETO NUK KAM PARE KUND!
Vetem nje gje kam me vendimin e Qeverise:
SI TI BIND BUJQIT E MI QE TE MOS PUNOJNE TE SHTUNEN, TE DIELEN DHE TE HENE?!
Seriozisht;
Kodi i Punes aktualisht eshte nje vjetersire qe nuk zbatohet jo per ditet e pushimit por per cdo gje!!
Reforma e tregut te punes duhet ne rradhe te pare te bej punen te sigurt, te mbrojtur, te mirepaguar dhe natyrisht ditet e pushimit jane ne fund fare fare per ta nxjerre punen nga shfrytezimi, madje ne disa raste edhe nga skllaveria!!

brace

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)