VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar

VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar

Aeroporti i Kukësit

TIRANE- Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse në territorin e Aeroportit të Kukësit.

Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria "Global Technical Mechanics" sh.p.k., me pronar Ridgers Memën e cila ka ndërtuar dhe aeroportin e Kukësit.

Në vendim saktësohet se centrali cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse në territorin e Aeroportit të Kukësit sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”

Kjo kompani ka një afat 36 muaj për ndërtimin dhe vënien në punë të tij. Centrali do të funksionojë deri në përfundim të afatit të kontratës koncesionare të Aeroportit të Kukësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt për të siguruar përputhjen e punimeve dhe operimit me standardet e parashikuara. Shoqëria investuese do të duhet të raportojë periodikisht mbi progresin dhe të respektojë kushtet e vendosura në licencat dhe autorizimet mjedisore.

Gjithashtu, kompania do të japë 2% të prodhimit vjetor të energjisë falas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose ta konvertojë atë në vlerë monetare për buxhetin e shtetit.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”.

VENDIMI

Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në territorin e Aeroportit të Kukësit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: L71529026M;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç)   Kapaciteti i instaluar: 12MË;

d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në territorin e Aeroportit të Kukësit, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës, Qarku Kukës;

e) Afati i operimit: deri në mbarimin e afatit të kontratës së koncesionit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave;

ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., ka detyrimin që:

 Të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

të respektojë kushtet e përmendura në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

të përmbushë detyrimin, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

 Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtim: 21/03/2025 13:20

    Centrali eshte ndertuar ka dy vjet.Dhe eshte ndertuar ne pronrn e qytetareve te kukesit pa i shpronesuar ata.Atyre u eshte grabitur prona gjoja per veper publike,dhe ndertojne veper private

    Përgjigju
  • Hazard dhe rrisk: 20/03/2025 21:55

    Duhet analiza thelluara hazard dhe rrisk Duhen identifikuar një seri prej gjashtë skenarësh me një nivel të papranueshëm rreziku dhe që kanë nevojë për masa parandaluese dhe mbrojtëse. Këta skenarë kryesorë janë: Mbinxehja dhe vendosja e sistemeve te ruajtjeve te forovoltaikur (PV) pra baterite l Rreziku i kafshëve të egra për shkak të foleve të shpendëve në sistemin PV; Rreziku nga goditja elektrike gjatë mirëmbajtjes së sistemit FV; Mbeturinat e sistemit PV në pistë pra debris Zjarri i një avioni që hyn në sistemin fotovoltaik Vështirësitë për evakuim në sistemin FV; Vështirësitë për ndërhyrjen e shpëtimit në keto zona dhe zonat maksimale dhe baterite …

    Përgjigju
  • Cunat e Londres: 20/03/2025 21:35

    Do ishte me e dobishme qe aeroportin ta konvertoni ne stalle lopesh - te pakten do hynte ne pune dhe komunitetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin

“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin