Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy Prefektët e Qarkut të Durrësit dhe Korçës.

Durrës ikën prefekti Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra. Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj.

VKM është pasqyruar edhe lirimi nga detyra i kryeinspektorit të përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka emëruar Erlind Sulon zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.