Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar në parim marrëveshja e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ngritjen e pikave të kalimit të përbashkët kufitar mes dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur dhe 2 ditë më parë nga zëdhënësja e e qeverisë maqedonase Venera Azizi, e cila tha se sistemi do të mundësojë procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe më të sigurta për udhëtarët, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi në kufi rritet ndjeshëm.

Faza e parë e zbatimit do të nisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas sistemi pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit mbetet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes përkatëse mes ministrive të Brendshme të dy vendeve.