Problemet me koncesionet e kanë nxitur qeverinë të rrisë kontrollin mbi aktivitetin e tyre. Së shpejti, pritet që qeveria të nxjerrë një vendim për inventarizimin e tyre. Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pranuar se po përgatitet një Vendim i Këshillit të Ministrave, i cili forcon kompetencat e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe të Ministrisë së Financaven në këtë drejtim.F illimisht, mësohet agjensia do të inventarizojë koncesionet, e më pas të monitorojë zbatimin e kontratave të nënshkruara ndër vite mes sipërmarrjeve dhe qeverisë shqiptare.
/Shqiptarja.com







