Këshilli i Ministrave miratoi ditën e sotme hartat e zonave që do të trajtohen si prioritare për zhvillim, të cilat do t'u jepen për përdorim përfituesve të Paketës së Maleve.
VKM:
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KRUJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Krujë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, zonat Barkanesh, Dane – Fushë Madhe, Bojë, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1258.65 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë pikë gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.2, njësia administrative Cudhi, me sipërfaqe 7712.62 (shtatë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, zonat Picërragë, Brret, Gjyre, Abaze, Krastë, Mali i Krujës, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1917.76 (një mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.4, zonat Halil, Virjon, Nikël, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj, pjesë e njësive administrative Fushë-Krujë dhe Nikël, me sipërfaqe 2424.28 (dy mijë e katërqind e njëzet e katër pikë njëzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona nr.5, zonat Budull, Bubq, Mazhë-Madhe, Mallkuç, pjesë e njësisë administrative Bubq, me sipërfaqe 1920.2 (një mijë e nëntëqind e njëzet pikë dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALIQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Maliq të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1600.26 (një mijë e gjashtëqind pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.1/1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1074.69 (një mijë e shtatëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.2, njësia administrative Vreshtas dhe njësia administrative Pojan, ku përfshihen fshatrat: Podgorie, Bregas, Vreshtas, Shëngjergj, Zvezdë, Burimas, Zëmblak dhe Plasë, me sipërfaqe 1775.48 (një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.3, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 62.92 (gjashtëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona nr.4, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 38.25 (tridhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
dh) Zona nr.5, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 138.18 (njëqind e tridhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
e) Zona nr.6, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 145.16 (njëqind e dyzet e pesë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ë) Zona nr.7, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 443.41 (katërqind e dyzet e tre pikë dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
f) Zona nr.8, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 55.96 (pesëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
g) Zona nr.9, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 62.26 (gjashtëdhjetë e dy pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
gj) Zona nr.10, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 864.66 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË VORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vorë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zonat nr.1 dhe nr.2, fshati Gërdec, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe, përkatësisht, 13.92 (trembëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) ha dhe 34.04 (tridhjetë e katër pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.3, fshati Marikaj, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 32.84 (tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.4, fshati Kuç, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 21.29 (njëzet e një pikë njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.5, fshati Palaq, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe 3.27 (tre pikë njëzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zonat nr.6 dhe nr.7, fshati Prezë, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe, përkatësisht, 8.99 (tetë pikë nëntëdhjetë e nëntë) ha dhe 11.95 (njëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Komente










