Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendime për shpalljen e disa zonave si “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e bashkisë Mallakastër, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”.

Sipas vendimeve, në këtë bashki shpallen 20 zona kryesore që përfshijnë një numër të madh fshatrash përfshirë fshatin Klos, fshatrat Damës dhe Drizar Lofkënd, Panahor, Riban, Ngraçan, Panahor, Ninësh etj.

Në të gjitha vendimet përcaktohet se kufijtë, shtrirja dhe pikat e hyrjes e daljes së zonave janë të përcaktuara sipas hartave zyrtare në sistemin KRGJSH.

Aktivitetet e lejuara përfshijnë zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik.

Vendim

Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin  e ekonomisë malore në bashkinë Mallakastër

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Mallakastër, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, fshati Klos, pjesë e njësisë administrative Hekal, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 79 (shtatëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr.2, fshatrat Damës dhe Drizar, pjesë të njësive administrative Fratar dhe Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr.3, fshati Drizar, pjesë e njësisë administrative Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 367 (treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç) Zona nr.4, fshatrat Lofkënd, Panahor, Riban dhe Ngraçan, pjesë të njësive administrative Qendër Dukas, Aranitas dhe Ngraçan, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 714 (shtatëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr.5, fshati Ninësh, pjesë e njësisë administrative Fratar, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 234 (dyqind e tridhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr.6, fshati Anëbreg, pjesë e njësisë administrative Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 166 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr.7, fshati Çorrush, pjesë e njësisë administrative Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 71 (shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr.8, fshati Aranitas, pjesë e njësisë administrative Aranitas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

f) Zona nr.9, fshati Gjerbës, pjesë e njësisë administrative Selitë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 45 (dyzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

g) Zona nr.10, fshati Panahor, pjesë e njësisë administrative Aranitas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 72 (shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

gj) Zona nr.11, fshati Cfir, pjesë e njësisë administrative Aranitas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 71 (shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

h) Zona nr.12, fshati Belishovë, pjesë e njësisë administrative Qendër Dukas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 32 (tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

i) Zona nr.13, fshatrat Drenovë dhe Belishovë, pjesë të njësisë administrative Qendër Dukas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

j) Zona nr.14, fshati Poçëm, pjesë e njësisë administrative Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 5 (pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

k) Zona nr.15, fshati Poçëm, pjesë e njësisë administrative Kutë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 7 (shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

l) Zona nr.16, fshati Hekal, pjesë e njësisë administrative Hekal, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 125 (njëqind e njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ll) Zona nr.17, fshatrat Çërrilë dhe Selitë, pjesë të njësisë administrative Selitë, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 357 (treqind e pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

m) Zona nr.18, fshati Kalenjë, pjesë e njësisë administrative Aranitas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 48 (dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

n) Zona nr.19, fshati Kash, pjesë e njësisë administrative Qendër Dukas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 18 (tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

nj) Zona nr.20, fshati Lapulec, pjesë e njësisë administrative Qendër Dukas, Bashkia Mallakastër, Qarku Fier, me sipërfaqe 1 (një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mallakastër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.