VKM/Plazhet nën administrimin
vendor, 20% duhet të jenë publike
Këtë vit pushuesit, që do të zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar, do të mund ta bëjnë këtë me shërbim. Risia janë vendosja e stacioneve të plazhit. Për këtë, Qeveria ka miratuar një vendim për të rritur cilësinë e shërbimeve në plazhet publike dhe për t’u siguruar qytetarëve aksesin tek to.
TIRANE- Këtë vit pushuesit, që do të zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar, do të mund ta bëjnë këtë me shërbim. Risia janë vendosja e stacioneve të plazhit. Për këtë, Qeveria ka miratuar një vendim për të rritur cilësinë e shërbimeve në plazhet publike dhe për t’u siguruar qytetarëve aksesin tek to. Si rrjedhojë, çdo njësi e qeverisjes vendore, do të lërë në dispozicion për “Plazh Publik”, 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit që ka në përgjegjësi administrimi dhe që është subjekt autorizimi për përdorim. Gjithashtu, në bazë të këtij vendimi, do t’i jepet rëndësi hapësirës së gjelbër, arredimit të çadrave të plazhit, shërbimeve të higjienës dhe mirëmbajtjes.
STACIONETNë bazë të pikës 1 të kësaj VKM-je, e cila është për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 358 datë 01.06.2012 “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit”, shtohet në pikën 3 të “Dispozitave të Përgjithshme”, përkufizimi i mëposhtëm:"Stacione plazhi është veprimtaria turistike e ushtruar nga personat fizikë ose juridikë në strukturat e pozicionuara në breg të detit, të liqeneve ose lumenjve, të pajisura për plazh me kabina, dhoma zhveshjeje, shërbime higjienike dhe dushe. Strukturat mund të jenë të pajisura me impiante të tjera dhe pajisje për përgatitjen e pijeve dhe ushqimeve dhe për ushtrimin e aktiviteteve të tjera të lidhura me plazhin, si: banja dielli, kurat termale, aktivitete sportive dhe argëtuese”.
SHËRBIMINë VKM-në Nr.358 është shtuar Shtojca B, e cila shpjegon te gjitha dispozitat, për sa i përket stacioneve të plazheve. Si rrjedhojë, në stacionet e plazheve do të ketë hapësira të gjelbra ose zona të përbashkëta, të cilat të jenë të paktën 1% deri në 5% e sipërfaqes së përgjithshme të stacionit të plazhit. Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen jo më afër se 7.5 m nga bregu. Gjithashtu hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) në stacionet e pozicionuara në zonat ranore duhet të jetë më e madhe se 2,5 m, ndërsa për ato shkëmbore. Për çdo 50 çadra do të ketë 1 dush me ujë të ëmbël, 2 kabina zhveshjeje, si edhe 2 kabina për shërbime higjienike (1 për burra dhe 1 për gra). Për më tepër, shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit do të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit. Nuk do të lejohet vendosja e elementëve ndarës, gardhe apo të tjerë të ngjashëm me to, në të gjithë territorin e plazhit. Për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je, ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18