Me vendimin e saj të ditës së djeshme, qeveria i ka dhënë të drejtën edhe kreut të saj, kryeministrit, që në bazë të ligjit nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, të japë medalje për mirënjohje publike dhe vlerësim profesional. Dhënia e medaljeve do të shoqërohet me një certifikatë. Formati i certifikatës është një letër format A4, me logon e institucionit, e kornizuar me ngjyrat e shiritit të medaljes.
Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike përbëhet nga tri klasa:
I: Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike;
II: Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike;
III: Ylli i Mirënjohjes Publike.
Medalja e Kryeministrit për Vlerësim Profesional është e përbërë nga tre klasa:
I: E Artë;
II: E Argjendtë;
III: E Bronztë.
Dhënia e medaljeve bëhet me një ceremoni zyrtare, e cila organizohet nga autoriteti që jep medaljen, thuhet në VKM.
Individët të cilët janë dalluar me Medaljen e Mirënjohjes Publike përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi asimilohen me mbajtësit e klasit III – Ylli i Mirënjohjes Publike dhe kanë të drejtë të mbajnë shenjat përkatëse, sipas parashikimeve në këtë vendim.
Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike i hiqet titullarit të saj për arsyet e mëposhtme: ka dënim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale; ka dënim gjyqësor të formës së prerë me burgim pa kusht, për një vit ose më shumë.
Medalja mund t’i hiqet titullarit të saj ose të jetë objekt pezullimi pa afat kur titullari është dënuar për një vepër penale që cenon figurën, ndershmërinë dhe moralin e tij si dhe besueshmërinë tek të tretët. Titullari është i detyruar të kthejë shenjat e medaljes me të cilën ka qenë i dekoruar.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
13.3%
-
Nuk kam mendim
3.3%
Vota total: 60
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
‘Zgjimi i Lulit’/ Rama ndan videon: E mor Lul, sa katil që je! U masakrove dy herë në zgjedhje, pastaj iu ktheve bufit, je bërë si Koçi, teto Ollgës
25 Mars, 22:04
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars, 21:29
-
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh
25 Mars, 20:32
-
Rama: Ka shumë që përpiqen ta zbehin ambicien e Shqipërisë, ja çfarë përfitojnë shqiptarët me pasaportën e BE-së
25 Mars, 17:38
-
Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)
25 Mars, 17:27
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Meta audio-mesazh nga qelia: Rama e ka futur veten te listat e mbyllura, i kushtëzoi qëllimisht më 2008! E vetmja arritje e tij, vjedhja e orës së ish-presidentit Bush
25 Mars, 16:30
-
Kryeministri Rama ironizon Berishën me tre bufa: Këta janë njishat (VIDEO)
25 Mars, 16:22
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
Rama: Synojmë të organizojmë një panair të përvitshëm për start up-et, mund të nisim që këtë vit
25 Mars, 14:40
-
‘Lëreni fanellën e kënetës dhe moçalishteve të vogla’, Rama: Me votën për mua dhe PS, mbështesni hyrjen e vendit në BE
25 Mars, 14:30