Vladimir Gjuta sms kërcënuese
Tahirit:Lëre rehat familjen time!

Vladimir Gjuta sms kërcënuese<br />Tahirit:Lëre rehat familjen time!
TIRANE - Kercenohet me mesazh telefonik ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri. Burime te sigurta per A1 Report thane se mesazhi kercenues dyshohet se i eshte derguar nga Vladimir Gjuta, i shpallur ne kerkim nga policia per vendosjen e tritolit ne farmacine e babait te ministrit te Brendshem, se bashku me nipin e tij Baftjar Bruka. 

Mesazhi i dërguar në telefonin personal është: "Lëre rehat familjen Gjuta".

Ministri i Brendshëm mësohet se ka depozituar një denoncim mbi mesazhin kërcënues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila ka nisur tashmë hetimet dhe po verifikon numrin nga eshte derguar mesazhi. 

Mesazhi kërcënues ka ardhur para operacionit të kryer nga drejtoria e policisë së Tiranë në vilën “Gjuta” në Rrugën e Elbasanit, një biznes në pronësi të Vladimir Gjutës. 

Ndërkohë, këtë të premte është liruar nga Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, Ernest Gjuta, një nga personat që dyshohet se është përfshirë në atentatet me eksploziv të datës 10 janar të këtij viti në kryeqytet.
 
Ai ishte në masë sigurie arrest me burg pasi nga numri i telefonit të tij u dërguan thirrjet për eksplozivin e vendosur pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja