Faktori ndërkombëtar vazhdon të jetë tejet i angazhuar që procesi zgjedhor në 21 qershor të jetë i qetë dhe të mos njohë fenomene si shitblerja e votës.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, ka lëshuar një apel ndaj qytetarëve që të denoncojnë çdo formë presioni të mundshëm, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të ketë një monitorim të madh edhe nga Bashkimi Evropian.
“Ne e dimë që do të ketë ndoshta presione që do të vihen, presione për të blerë një votë, për të dhënë ryshfet, për të bërë gjëra të tilla, po për këtë gjë, për këtë lloji transaksioni që ky të ndodhë duhet që nga ana tjetër të jetë një person i cili dëshiron ta bëjë këtë, ndaj kërkesa jonë për ju është ju lutem mos e bëni, ju lutem mos merrni pjesë në një transaksion të tillë. Po ashtu do tu bëja thirrje të gjithë qytetarëve që të mos qëndrojnë pasivë, përkundrazi në rast se shikojnë një parregullsi, në rast se shikojnë diçka që nuk shkon ju lutem raportojeni ose denoncojeni atë. Do kemi vëzhgues 100 veta dhe do bëhemi pjese e ODIHR”, - u shpreh Vlahutin.
Deklaratat e Ambasadores u bënë gjatë një aktiviteti të zgjeruar me fokus zgjedhjet, organizuar nga fondacioni Soros për situatën para dhe pas zgjedhore.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

VIDEO










