Vlahutin në Berat, BE fonde për
restaurimin e Kullës së Tabjes

Vlahutin në Berat, BE fonde për<br />restaurimin e Kullës së Tabjes
TIRANE- Me ndihmën e Bashkimit Evropian këtë viti do të fillojnë projektet e restaurimit të Kullës së Tabjes, rregullimi i kanalizimeve dhe rrugës së kalasë nga ish-merkato deri në Qafën e Kalasë, në qytetin e Beratit.

Kjo u bë e ditur në kuadër të një vizitë zyrtare që Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin zhvilloi dy ditë më parë në Berat. Në takimin me Kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi, u diskutua mbi projektet e BE-së të zbatuara në Berat, duke vlerësuar mbështetjen dhe modelin që BE jep me projektet e saj.

Më pas, Ambasadorja Vlahutin zhvilloi një vizitë në Qendrën Ndërkulturore për Romët dhe Egjiptianët, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe kreu një vizitë në kala ku është realizuar projekti i rehabilitimit të infrastrukturës së saj nga fondet e Bashkimit Evropian.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian